Nga ana e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, përkatësisht Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, iu njoftoj se nga ana e tyre ka arritur Ftesa me nr. 72 e datës 12.3.2015, ne lidhje me pjesëmarrjen e grupit folklorik të shqiptarëve nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar i cili do të zhvillohet në Gjirokastër nga data 10-16 maj 2015, thuhet në një njoftim për media te drejtorit të Qendres së kulturës z. Nail Draga.
Andaj me kënaqësi njoftoj opinionin se shqiptarët nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër do ti përfaqësoj SHA ”TRADITA” nga Ana e Malit-Ulqin.
Urojmë për një përfaqësim të suksesshëm të folklorit të të gjitha viseve shqiptare në Malin e Zi në ketë veprimtari shumë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulkturore, përfundon njoftimit.