Në fund të muajit mars, saktësisht me 28.03.2015, në Ulqin do të mbahet Festivali i X-të i këngës për fëmijë.
Edhe kësaj here pritet që përveç fëmijëve nga qyteti i Ulqinit të jenë të pranishëm edhe fëmijë nga trevat tjera shqipfolëse por jo vetëm.
Festivali i këngës për fëmijë do të ketë edhe surpizat e veta. Kësaj radhe, sipas organizatoreve, mysafirë special do të jenë këngëtaret e njohur Adrian Gaxha dhe Florijani.
Aktiviteti do të mbahet në Qendren për kulturën të qytetit të Ulqinit me fillim nga ora 20.