Forca e Re Demokratike ka shqyrtuar me kujdes propozimin e planit Studimi Shtetëror të Lokacionit “Kepi i Gjeranave – Porto Milena” dhe ka konstatuar që propozimi dhe procedura e ndjekur janë në kundërshtim me ligjin aktual për planifikim dhe ndërtim. Në veçanti, në mbledhjen e organizuar me qytetarët e kësaj zone është vënë në dukje që propozimi, jo vetëm që nuk i zgjedh problemet e këtyre banorëve e as nuk adreson nevojat për të zhvilluar këtë zonë, por për më tepër, dëmton perspektivën ekonomike të banorëve, thuhet në një kumtesë për opinion të këtij subjekti të nënshkruar nga drejtor politiki saj z. Ilir Çapuni, transmeton Ulqini Online.

            Forca e Re Demokratike, shpreh shqetësimin e thellë që në komisionin shtetëror që ka shqyrtuar  planin,  përfaqësuesi i Ulqinit nuk ka ndërmarrë hapat e duhura për të konsultuar qytetarët dhe Sekretariatin për Urbanizëm të Komunës së Ulqinit. Poashtu, përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit nuk ka shprehur shqetësimet dhe rezervat e qytetarëve për këtë plan dhe as mangësitë procedurale e ligjore, vazhdon kumtesa. 


            Forca e Re Demokratike do të punojë fuqishëm që planifikimi urban në Ulqin të bëhet sipas nevojave dhe vizioneve të qytetarëve të Ulqinit, e jo të atyrë që me dashje apo pa të, me dije apo pa të, prishin potencialin ekonomik të familjeve ulqinake, përfundon kumtesa.

By admini