Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.

Në mesin e shumë qytetarëve ishte edhe maratonomaku, çiklisti e bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra. Irfani atë ditë ishte në Krajë me veshjen popullore dhe me flamurin shqiptar të cilin ai e mban në të gjitha rastet ku merr pjesë në aktivitet sportive e kulturore, shkruan Ulqini Online.

Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e geshtenjës” z. Domnori u dënua nga autoritetet e shtetit malazez me një gjobë prej rreth 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

Irfan Domnori është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini. Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” me të ndëgjuar për këtë dënim u organizuan dhe me vetëkontribut mblodhën shumën e të hollave të mjaftueshme për të mbuluar dënimin e kolegut të tyre nga Shkodra.

By admini