Shqiptarët në Mal të Zi

Shkruan Albinot Maloku

Trajektoren e proceseve historiko-politike e shoqërore të Malit të Zi pa mëdyshje e përshkon edhe populli autokton shqiptar i këtij shteti. Prej formimit të Duklës, Zetës e deri tek Mali i Zi i sotëm shqiptarët janë pjesë e pandashme e rrjedhave përmes të cilave ka gjarpëruar historia e këtij vendi. Populli shqiptar gjatë të gjitha rrjedhave historike të Malit të Zi ka ofruar dëshmi të fqinjësisë së mirë, mirëpo nuk ka pranuar të njëjtën gjë nga malaziasit. Nga fundshekulli i VI dhe fillimshekulli i VII kur për herë të parë përmendet Dukla e deri me 3 qershor të vitit 2006, kur Mali i Zi shpallë pavarësinë e saj, shumë ngjarje të errta janë prodhuar nga ky vend.
Për të mos e ngarkuar vështrimin tonë, do të flasim shkurtimisht vetëm për disa ngjarje të cilat konsiderohen si më të rëndësishme për shtetin malazias. Nën sundimin e mbretit Nikolla I Petroviq, Mali i Zi në vitin 1910 formohet  si mbretëri, mirëpo tetë vjet me vonë serbët e pushtojnë këtë vend. Me 1918 në Podgoricë formohet kuvendi i cili e shpallë mbretin Nikolla I për tradhëtar, ai ik nga vendi dhe Mali i Zi i bashkohet Serbisë. Pas vdekjes së Titos, fillonë shpërbërja e dhunshme e krijesës së tij, të quajtur  Jugosllavi. Në këtë rrëmujë Mali i Zi ishte aktivisht i angazhuar në agresionet e kryera nga Serbia në emër të Jugosllavisë ndaj shteteve të cilat po dilnin një nga një, nga kjo krijesë e panatyrshme. Në vitin 1992 u organizuar referendumi i parë për të vendosur mbi të ardhmen e Malit të Zi. Ky referendum nxori mbi 92% të popullatës malaziase të ketë votuar për qëndrim të përbashkët me Serbinë në mbetjen e fundit të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë. Bashkërisht Mali i Zi dhe Serbia nga ky vit bënë kërdi në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë por edhe në Kosovë. Gjatë luftës së Kosovë, kur NATO fillojë bombardimet ndaj RF të Jugosllavisë, Mali i Zi u bombardua vetëm në ditët e para, dhe kjo nga se qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Millo Gjukanoviq u distancua nga politika e Sllobodan Millosheviqit. Rrugëtimi i Malit të Zi deri tek shtetëformimi zgjati deri me 21 maj të vitit 2006 kur u organizua referendumi tjetër mbi statusin e këtij vendi. Ky referendum nxjerrë 55,5 % të popullatës të ketë votuar për pavarësinë e Malit të Zi. Me 3 qershor 2006, Mali i Zi e shpallë pavarësinë nga Serbia. Katër vite pas pavarësisë, ky vend i drejtuar nga ish-kryeministri Gjukanoviq, është kandidat për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Për këtë vështrim është e rëndësishme të theksohet data e 13 qershorit, e cila konsiderohet si festë shtetërore e Republikës së Malit të Zi. Është kjo datë e vitit 1878 kur Kongresi i Berlinit, e njohu Malin e Zi si shtet, mirëpo shumë e rëndë për shqiptarët. Sipas këtij kongresi famëkeq, Mali i Zi do të zgjerohej nga jugu dhe do të merrte krahinat shqiptare të Malësisë, Anës së Malit dhe Krajës. Duke parë se sa padrejtësisht veproi Kongresi i Berlinit, shqiptarët autokton deri në ditët e sotme kanë luftuar për të drejtat e tyre, çoftë kolektive apo individuale, por edhe sot e kësaj dite Mali i Zi qëndron larg nga ajo që e thotë për të plotësuar kriteret e një vendi demokratik e Europian.
Përveç kësaj shteti i Malit të Zi sikur ende nuk ka kuptuar që shqiptarët janë autokton në trojet e veta dhe atyre nuk duhet mohuar të drejtat e tyre, sidomos nëse ky vend dëshiron qetësi dhe përparim drejt Bashkimit Europian.

Shtrirja dhe pozita e shqiptarëve në Mal të Zi

Trevat shqiptare në Mal të Zi përfshijnë zonën kufitare me Shqipërinë. Ato janë: Plava, Gucia e Rozhaja në veri; Malësia e Madhe, Kraja, Anamali dhe Ulqini në veriperëndim të Shqipërisë. Nga të gjitha këto hapësira dikur të banuara me shqiptarë, sot vetëm në disa nga këto hapësira shqiptarët vazhdojnë të jenë prezent.
Flitet për shumë faktor të cilët kanë ndikuar që shqiptarët të shpërngulen nga trojet e tyre autoktone në Mal të Zi, mirëpo mungesa e perspektivës së inspiruar nga papunësia për të rinjtë janë ndër shkaqet që kanë nxitur shpërnguljen. Centralizimi i qeverisjes lokale nga ana e Podgoricës, gjithashtu ka bërë që pozicioni i popullit shqiptarë të vihet në pozitë shumë të pa lakmuar. Dikur qendra komunale e Tuzit ishte pamëdyshje faktor i rëndësishëm në ruajtjen e popullatës nga largimi, kurse sot, kjo ish-komunë është pjesë e qytetit të Podgoricës, me një statut sui generis, të quajtur Komuna Urbane e Tuzit. Para më se 50 vitesh kësaj komune të Malësisë i është suprimuar e drejta e vetëqeverisjes lokale, e kësisoj edhe e drejta në zhvillim. Pavarësisht përpjekjeve permanente të shqiptarëve për t’ia kthyer statusin e komunës Tuzit, asgjë nuk është marrë parasysh nga Qeveria e shtetit Malazez.

Politika shqiptare në Mal të Zi

Shqiptaret nё Mal tё Zi kanë marrë pjesё nё tё gjitha rrjedhat kryesore politike nё vend. Nё momentet kryesore dhe vendimtare, shqiptarët kanё marrё pjesё dhe kanё mbёshtet proceset prosperuese e demokratike të vendit. Lidershipi shqiptar në Mal të Zi, e konsideron si vit kthese, atë të 1997, kur u bё ndarja e partisё nё pushtet, tё Partisё Demokratike tё Socialistёve dhe kur ёshtё bёrё zgjedhja e kryetarit tё shtetit nё Mal tё Zi. Në atë kohë konkurronte kandidti promalazes Millo Gjukanoviq dhe ai proserb Momir Bullatoviq, ku në ato momente shqiptarët mbështeten Gjukanoviqin, qё ka qenё moment vendimtar edhe pёr proceset e mё tutjeshme nё Mal tё Zi. Moment tjetër i rёndsishёm ka qenё edhe pavarёsimi i Malit tё Zi nё vitin 2006, ku shqiptarёt kanё mbёshtetur pa rezerva largimin nga Unioni Serbi-Mali i Zi të vendit. Kёto janё momentet kyqe ku shqiptarёt kanё luajtur njё rolё shumё tё rёndёsishёm. Pa pjesёmarrёjen e shqiptarёve sigurisht qё kёto procese kishin qenё ose mё tё ngadalsuara ose edhe tё stopuara.
Është shumë e qartë se nuk ka qenё e vёshtir tё binden shqiptarёt pёr tё votuar pёr pavarёsimin e Malit tё Zi, nga se me këtë ata kanë menduar që do ti ndihmonin edhe Kosovës e cila shpalli pavarësinë dy vite pas Malit të Zi.
Vota e shqiptarëve gjithёher ka qenё e domosdoshme pёr Malazezёt, mirëpo asnjëherë ata nuk janë shpërblyer për këtë. Ish-komunës së Tuzit iu ёshtё privuar niveli i komunёs që nga vitin 1958. Malsia mё parё kishte 4 komuna dhe mё vonё u bashkangjitёn me njё komunё e cila quhej Tuzi, pёr tё mbijetuar ca kohё, dhe pastaj me dekret tё qeverisё privohet edhe kjo komunё. Prej atёher anashkalohet Malёsia, fillon shpёrngulja e popullsisё. Sot mund të thuhet se janë dy Malёsi jasht, duke llogaritur se brenda janë mё shumё se 12 000 banorё, me njё siperfaqe jashtzakonisht tё madhe tё teritorit, me resurse ekonomike.
Qёllimi bazë dhe elementar i lidershipit politik shqiptar në Mal të Zi ka vazhduar të jetë ajo qё ёshtё garantuar me Kushtetutё, mirëpo kjo sikur nuk ka ndodhë. Është non-sens të mendohet se nëse Kushtetuta e jep si tё drejtё elementare, njerёzore, qytetare vetёqeverisjen lokale, si tё drejt kolektive, pse atёher tё mos kenë vullnet edhe pushteti aktual qё kёtё tё drejtё t’ia njohё edhe qytetare tё Malsisё, tё cilёt janё mbi 90 % tё kombёsisё shqiptare. Pёrfaqёsimi i shqiptarёve nё organet shtetrore, dhe nё organet e vetёqeverisjes lokale, nё ndёrmarrjet shoqёrore, nё institucionet publike, nuk ёshtё nё pajtim me atё qё njeh Kushtetuta dhe ligji në Mal të Zi.
Duhet cekur se as sistemi i informimit, as sistemi i shkollimit, nuk ka arritur nё nivelin e duhur. Nё vendbanimet ku shqiptarёt edhe pse janё shumicё, tabelat janё tё shkruara vetёm nё gjuhen malaziase.
Para se tё miratohej Kushtetuta e Malit tё Zi, kushtёzimi i vetёm ka qenё nga ana e pёrfaqёsuesit tё Unionid Demokratik Shqiptar, sigurimi i mandateve tё rezervuara pёr shqiptarёt nё Parlamentin e Malit tё Zi. Mirёpo sot ёshtё bёrё problem serioz garantimi i mandateve, ku në zgjedhjet e fundit shqiptarët nga pesë sa kanë pasur, kanë vetëm dy, dhe një i një subjekti qytetar të Malit të Zi. Faktori shqiptar politik në Mal të Zi, është gjithashtu mjaft i ndarë, ku në çdo zgjedhje, konkurrojnë shumë subjekte politika e të cilat e humbin ndikimin e tyre si faktor shqiptar në organet shtetërore e lokale. Në qeverin e fundit të Gjukanoviqit nuk ka asnjë shqiptar në pozicione ministrore.

Mediat shqiptare në Mal të Zi

Nё nivelin shtetror ka media private dhe media publike të cilat kanë program ose janë në gjuhen shqipe. Radio Televizioni i Malit tё Zi ёshtё tv publike, e cila realizon program edhe nё gjuhen shqipe. Emisioni disa minutёsh i quajtur “Mozaiku”, ipet njё herё nё javё. Ky emision kishte një shtrirje kohore 60 minuta, por pas një kohe u shkurtua. Arsye tё cilёn e japin nga RTV Mali i Zi, pёr kёtё shkurtim, ёshtё arsya financiare. E që është e çuditshme tё shkurtohet bash ajo pjesё ku i dedikohet pakicёs shqiptare nё Mal tё Zi. I çdo ditёshëm ёshtё emisioni i lajmeve nё gjuhen shqipe. Kohёzgjatja ёshtё prej 10 deri nё 15 minuta. Kurse tё dielen nё kohёn e lajmeve qёndrore, pra nё ora 19:30 ёshtё njё rubrik nё gjuhen shqipe, por e cila me titra pёrkthehet nё gjuhen malazeze. Nё Radion e Malit tё Zi (Radio Mali i Zi) çdo ditё ka 30 minuta program nё gjuhen shqipe, kurse tё shtunave ёshtё llojё e “Mozaikut”.
Nё Ulqin si medium publik ёshtё vetёm Radio Ulqini. Kjo radio publike shqiptar ёshtё duke funksionuar mjaft dobёt. Kjo radio ёshtё planifikuar qё tё jetё edhe TV, por ende nuk ka asgjë në këtë aspekt.
Medium tjetёr i dedikuar shqiptarёve ёshtё edhe gazeta javore “Koha Javore”. Puna e këtij mediumu është përshkuar me probleme. Gazeta “Koha Javore” funksionon nёn njё gazetё tjetër malazeze. Kjo gazetё ёshtё themeluar nga Kuvendi i Malit tё Zi me kёrkes tё deputetёve shqiptar. Mediat nё gjuhen shqipe dita-ditёs po tentohet qё pjesёrisht tё eliminohen, ose tё shkurtohetn. Siç ёshtё rasti i minutazhit tё emisionit nё gjuhen shqipe nё RTCG, por edhe tentimi pёr mbylljen e gazetёs javore “Koha Javore”. Në Ulqin ekzistojnë edhe media private si Radio Elita edhe TV Teuta. TV Teuta ёshtё nё proporcion 80 % emitim shqip dhe 20 % emitim malazias. Ekzistojn dy emisione speciale tё cilat ipen tё premten dhe tё shtunen. Nё Tuz ёshtё TV BOIN. Nё Plav është njё TV (TV PLAVA) dhe njё Radio (Radio Zёri i Plavёs),  mirёpo TV jep emision vetёm nё gjuhen malazeze. Nё Radion Zёri i Plavёs ipet emision nё gjuhen shqipe tri herё nё javё, me nga dy orё.
Duke ju falenderuar mundёsisё qё ofron teknologjia, shqiptarët në Mal të Zi kanë disa portale informative si ulqini-online.com, “Lajme nga Ulqini” dhe malësia.org. Me hapsiren qё u japin TVSH dhe RTK ngjarjeve pёr shqiptarёt nё Mal tё Zi lë për të dëshiruar.

Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini