Nga Haxhi Zeneli
Ulqini!, qyteti në bregun e Adriatikut, me bukurit mahnitëse, me një pozitë gjeografike lakmuese për të gjithë ata që e kanë parë kët qytet. Ai është themeluar në shekullin 5,para E.S. Ky qytet ka pasur një karakteristikë, sepse që nga fillimi i jetës së ti, aty kanë jetuar iliro/shqiptarët. Ulqini me gjithë këto bukuri dhe pozitë strategjike që ka,ishte atraktiv për okupuesit, kështu që ra viktimë e: Rromakëve, Bizantinëve, Venecianëve, sllavëve, turqëve etj, por goditja e fundit i erdhi nga malazezët, ku me ndihmen e Kongresit famkeq të Berlinit të vitit 1878, Ulqini pësojë tragjedi, ai me forcë e shkëputë nga trungu shqiptar dhe përfundojë brënda kufijëve të Shtetit Malazez, së bashku me qytetin e Tivarit dhe vise tjera shqiptare. Mali i Zi, nga një sipërfaqe 4,700 km2, u zgjërua pas rrëmbimit të trojeve shqiptare në 9,100 km2. Pas kësajë ngjarëje Ulqini mori një goditje të rëndë politike, kulturore dhe ekonomike, Ulqinin asajë kohe e braktisën familjet më të fuqishme ulqinake të cilat mbanin ekonomin e këti qyteti me afro 200 anije lundruese të cilat bënin tregti në shumë vende të botës. Qyteti ra në një depresion ekonomik.
Nga disa dokumente që më kishte dhënë një mik i imi,ku aty ka më shumë se 500 telegrame sekrete dhe politike të shkëmbyera në mes të ambasadorëve të kohës me “Portën e Lartë” dhe gjeneralët e ushtris turke,ku tregon qartë pazarët mbi kurrizin e popullit Shqiptar,për të ja dorzuar Ulqinin Malit të Zi.Andaj shkëputa këtë pjesë të këti telegrami nga fakti se ulqinakët edhe para 100 vitëve nuk ishin të knaqur me jetën dhe shtypjet që u bëhëshin atyre nga ky shtet.Letra e dërguar nga kryetari apo presidenti i Komitetit të Ulqinit asajë kohe, Zejnel Gjyli me antarë të tjerë,i kërkojn Kongresit të Paqës, që Ulqini përsëri ti kthehët Shqipërisë.
Shqip,
“KONGRESI I PAQES
POLITIKE, 204.Mars, 5,1919.E Ardhmja e Dulcigno.Referuar F.O.Pako nr.108 dhe transmeton letrën nga Komiteti i Dulcigno, datuar me 12 Shkurt.
-Duke shprehur me shpresë,që Dulcigno(Ulqini) së bashku me Antivarin(Tivarin),që u aneksuan nga Mal të Zi me ndihmën e Kongresit të Berlinit të vitit 1878,ndoshta është e mundur që përsëri ti rikthehen Shqipërisë.Vendi(Ulqini) është gjeografikisht i lidhur me Scutari(Shkodrën) dhe ka vuajtur ekonomikisht nga aneksimi i Malit të Zi.
Banorët përkundër shtypjes malazeze kanë arritur të mbajnë gjuhën dhe traditat e tyre shqiptare”.
Tetor/2019