Nesër, të marten, është paralajmëruar një protesë në mbrojtje të Pyllit të pishave në Ulqin.

Sipas organizatorëve, protesta është paraparë të mbahet pranë Komunës së Ulqinit me fillim nga ora 11, shkruan  Ulqini Online.

Poashtu disa politikanë tanimë kanë përkrahë idenë e ruajtjes së Pyllit të pishave. Mendohet që në këtë protestë do të ketë disa politikanë.

Kjo protestë vjen pas paralajmërimit në media se Komuna e Ulqinit do të kalojë në pronësi të qeverisë rreth 8000 m2 tokë në pjesën më atraktive të qytetit të Ulqinit. Toka për të cilën bëhet fjalë shtrihet në mes të ish hotelit Galeb dhe hotelit Albatros.

By admini