Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpunëtorë mbajti takim me përfaqësueset e Rrjetit politk të gruas dhe përfaqësueset e UNDP-së. Në emër të Rrjetit politik të gruas të pranishme ishin Snezhana Jonica-koordinatore për participim politik në rrjetin politik të gruas-përfaqësuese e partive opozitare brenda rrjetit dhe Marija-Maja Qatoviq, koordinatore për participim politik nërrjetin politik të gruas-përfaqësuese e partive opozitare brenda rrjetit, kurse në emër të delegacinit të UNDP-së të pranishme ishin Danijella Gashparikova, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Mal të Zi dhe Kaqa Gjuriçkoviq, menaxhere për çështjet e barazisë gjinore, thuhe në një kumtesë të Shërbimi të Medias të Forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online .
Gjatë takimit Rrjeti politik i Gruas shtroi kërkesat për avansimin e legjislacionit zgjedhorë i cili do të mundësojë përfaqësimin më të madh të gruas në vendimmarrje si dhe realizimin e të drejtave të tyre. Kërkesat parashohin përfaqësimin prej 40 % në listat zgjedhore si dhe çdo i treti kandidat në listë të jetë femër. Poashtu parashihen edhe avansime në finansimin e strukturave partiake për funksionimin dhe përfaqësimin më të madh të gruas mbrenda subjekteve të veta politike.
Kryetari Cungu falenderoi të pranishmit për këtë iniciativë, të cilën e vlerësoi tejet të rëndësishme, duke theksuar rolin e lartë të cilin e ka gruaja në avansimin dhe demokratizimin e shoqërisë tonë. Cungu tha se kerkesat e parashtruara, siç janë kuotat prej 40 % të përfaqësimit të gruas në listat zgjedhore është kërkesë reale, duke pasur parasysh strukturën e popullësisë si dhe angazhimin e gruas në proceset shoqërore. Poashtu kemi theksuar edhe rëndesine dhe kërkesën e Forcës për përmisimin e ligjit zgjedhor, garantimin e mandateve për pakicën shqiptare . Nga ana tjetër, përfaqësueset e Rrjetit politik të gruas e falenderuan kryetarin Cungu për gatishmërinë e treguar për të mbështetur këto kërkesa, por edhe gatishmërinë që ka treguar në mbështetjen e kërkesave të mëhershme, duke qenë ndër kryetarët e parë që e kanë vendosur linjën buxhetore për sipërmarrëse në komunën e Ulqinit në dhjetor të vitit 2017.
Kryetari Cungu tha se Forca çdoherë do të jetë e gatshme të mbështesë të gjitha aktivitetet të cilat çojnë në përmirësimin e statusit të shoqërisë tonë e posaçërisht të shqiptarëve dhe shqiptareve në Mal të Zi.