Kryetari Nimanbegu i kërkon kryeministrit Spajiq ndërtimin e sallës së operacionit në Ulqin

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i ka dërguar shkresë Kryeministrit të Malit të Zi, Millojko Spaiq dhe Ministrit të shëndetësisë, Vojisllav Shimun, në të cilën kërrkon mjete buxhetore për vitin e ardhshëm për ndërtimin e sallës së operacionit në Maternitetin e Ulqinit si dhe mjetet për hartimin e dokumentacioneve projektuese për spitalin e ri në Ulqin, kështu mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Në shkresë, kryetari Nimanbegu, shpreh keqardhje për rastin tragjik të humbjes së jetës së Drita Tafës dhe situatës së rëndë të bashkëqytetares Asmira Alosheviq dhe kërrkon nga kryeministri dhe ministri i shëndetësisë, mbështetje për të zbardhur të drejtën nga këto ngjarje, sepse deklarata e drejtorit të spitalit të Tivarit, Ivan Karishik, ishte tejet shqetësuese dhe ka shtuar pasigurinë e trajtimeve shëndetësore tek qytetarët e Komunës së Ulqinit.

By admini