Seksioni-drame-kraje-skenderbeuNga Ali Gjeçbritaj

Nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Ostros, anëtarë të seksionit të dramës për nder të 7 Marsit-Ditës së mësuesit, 8 Marsit-Ditës ndërkombëtare të grave dhe në prag të Ditës së shkollës-10 Marsit shfaqen dramën “TAKIMI” të dramaturgut të madh shqiptarë Fadil Kraja.

Salla e shtëpisë së kulturës në mbrëmjën e së dielës ishte e mbushur plot me spektator. Publiku artëdashës jo vetëm nga Kraja, por edhe nga Ana e Malit e Ulqini me vemendje përcollën aktërimin e atistëve të rinjë të këtij grupi simpatik.

Loja e mrekullueshme e aktorëve e tejkaloi lojën e amatorëve të skenës. Këte e themi me plotë gojë nga se të luesh rrolin e nënës në këtë dramë, siç e interpretoi Blerina Kovaçi, në rrolin e nënës biologjike të binakëve, në dramë me emrin Meri, nxënëse e klasës së nëntë nuk është e lehtë, përkundrazi duhet të kesh talent dhe të punosh shumë. Po në të njëjtin ritëm nuk mbetën anash as rrolet e aktorëve të tjerë siç janë rrolet e luajtura për mrekulli nga nxënësëve Albijona Gjeçbritaj dhe  Enis Ramusha në rrolet e binjakëve pastaj të Azem Muçaj,në rolin e Zefit, Hedije Markut, në rrolin e Gjystës, çifti që birësoi dy binjakët të Elvedim Maxhurit në rolin e advokatit, të  Albin Kovaçit etj. Sipas fjalëve të Aishe Gjeçbritaj, mësimdhënëse e gjuhës shqipe e cila bëri regjinë e dramës, punoi e përgatiti ate, tha se është kjo drama e 15 me radhë që ky seksion e shkollës shfaq në Krajë dhe më gjërë. Ajo lavdroi punën e këtyre nxënsëve entuziast të cilët patën vullnet të pashoq që ta përgatisin ate. Përnfryshe sipas programit drama në fjalë është planifikuar të shfaqej të shtunën në mbrëmje, me 7 Mars-Ditën e mësuesit, por pasi Këshilli Kombëtar i Shqipatrëve në këtë natë organizoi manifestimin qendror në Ulqin ku muar pjesë edhe nxënsja e klasës së shtatë Esmerinda Lekperi me një recitim të saj të shkruar nga vet ajo u la që shfaqje e dramës të jepet një ditë më vonë.

Për nxënësit, prindërit dhe dashamirët e artit skenik ishte kjo një ngjarje e veçantë kulturore. Për nxënësit e seksionit të dramës një arritje e madhe e tyre në aktivitetet jashtëshkollore, ndërsa për Aishe Gjeçbritaj edhe një sukses  në punën edukativo-arsimore jo vetëm në klasë por edhe jasht saj. Për publikun, s’do mend një freski dhe një ndjenjë kënaqësie. Kjo u pa në sytë e të gjithëve.

By admini

One thought on “NXËNËSIT SH.F. “GJ.K-SKËNDERBEU” NË OSTROS SHFAQËN DRAMËN “TAKIMI” TË FADIL KRAJËS”
  1. eshte marrvesht puna juej ma e keni ba shkollen turpi krajes ty mledh vota per parti malazeze

Comments are closed.