Në organizim të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Podgoricë, ditën e premte më 13 mars në orën 19 në odeonin e Pallatit të kulturës do të hapet ekspozita e piktorit akademik turk Xhemal Akjildiz.
Ekspozita “Shtëpitë tradicionale turke dhe konaqet” do të sjellë gjashtëdhjetë punime të këtij cikli të punuar mjeshtërisht nga artisti Akjildiz i cili i kalon përmasat në shtetin turk e që me sukses ka ekspozuar në shume qendra të njohura arti.
Sipas kritikëve në gravurat e këtij artisti dominon e kaluara , motivet historike, bujtinat në regjionin e Detit të Zi , viset e Anadollit të bukur , krahas kësaj, ai hulumton historinë e tyre dhe i sjell në gravurat e tij, njofton Komuna e Ulqinit.
Në ceremoninë e hapjes, ku do të përshëndesë Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka dhe Drejtori i Qendrës për kulturë Z. Nail Draga, do të jenë të pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Podgoricë, Mehmet Niyazi Tanilit, zyrtarë të zyrës TIKA, kritikë të artit dhe të ftuar të tjerë.
Kjo ekspozitë vjen në momentin kur marëdhënijet ekonomike dhe ata kulturore janë gjithnjë e më të avancuara ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Republikës së Turqise, respektivisht Ambasadës së këtij shteti në Podgoricë.