Lansohet në Prishtinë instalacioni “#FORHEROIN”, me mbështetjen e këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj
Nga Beqir SINA – Prishtinë
Mark Gjonaj : “Dua t’iu them heroinave sot se armiku jonë, barbarët serbë u munduan ta marrin nderin, por e vërteta është se ju jeni nderi jonë, nderi i kombit, jeni heronjtë tanë”.
PRISHTINE : Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, u lansua instilacioni “#Forheroin” që do të thotë “Për Heroinat”, i cili i dedikohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe që shërben si thirrje për drejtësi dhe bashkim, raporton Bota sot nga sheshi NewBorn në Prishtinë. 
Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës dhe themeluese e organizatës “Drejtësi për të gjithë”, tha se pavarësisht që drejtësia për të dështoi, nuk do ndalet së kërkuari atë.
“Drejtësia në rastin tim ka dështuar edhe pse kam kërkuar drejtësi prej vitit 1999. Por edhe tash kam me kërku drejtësi prej vendit tim, prej  ShBA-së. Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën. Neve na u mor diçka pa dëshirën tonë, qëndruam në heshtje, por ne duhet me e thy heshtjen. Duhet me pasë mbrojtjen familjare, mbrojtje të shtetit, por neve na duhet drejtësia. Jemi 20 mijë dhe nuk kemi asnjë kriminel të dënuar. Ka pasur dhunime pa marrë parasysh moshën e gjininë. E kanë dhunu fëmijën 7 vjeçe dhe është tmerr për popullin shqiptar nëse nuk i mbron këto viktima. I kanë keqpërdorë viktimat që 20 vjet. Ju lutem na mbroni që ne të marrim drejtësi sepse Kosova nuk ka me pasë paqe nëse nuk ka drejtësi”, ka thënë Krasniqi.
Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të qytetit në New York, dhe pjesë e Batalionit “Atlantiku”, për shënimin e 20 vjetorit të batalionit Atlantiku, në Kosovë, tha se dhuna ndaj grave gjatë luftës, arma e dhunimit ka qenë element i barbarizmit të Serbisë duke e bërë Kosovën vend tragjik me mijëra shtëpi të shkatërruara, me 20 mijë gra të dhunuara, mijëra të vdekur dhe mijëra të tjerë të pagjetur.
“Këto gra heroina, janë viktima të luftës, por sot janë të mbijetuara. Nga luftëtarët e Batalionit “Atlantiku”, një vajzë( Linda Muriqi), e cila u bashkua me UÇK-në në moshën 16 vjeçare, kishte kurajën për të luftuar me këta djem të këtij batalioni që erdhën nga SHBA, për clirimin e Kosovës. Dua t’iu them heroinave sot se armiku jonë, barbarët serbë u munduan ta marrin nderin, por e vërteta është se ju jeni nderi jonë, nderi i kombit, jeni heronjtë tanë. Thërras liderët politikë dhe partitë, të dëgjojnë rrëfimet e këtyre heroinave, të ndjejnë ngjarjet e tyre dhe të sjellin këta kriminelë para drejtësisë një herë e përgjithmonë. Motrat tona, vajzat tona, nënat tona po presin që të bëhemi zë me to. Të qëndrojmë në këmbë për to, për veten, popullin tonë dhe shtetin tonë”, tha këshilltari Gjonaj i cili më parë ka shërbyr në dy mandate në Asamblenë e Nju Jorkut.
Feride Rushiti, e cila është drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, tha se instalacioni ka për qëllim që të kthejë vëmendjen nga ato të viktimave të cilat janë të pa mbrotjrua nga familja.
 “Më 14 prill shkuam në vendin e ngjarjes, ku u dhunua Vasfija, për t’iu treguar viktimave të tjera se ne jemi pranë tyre. Jemi krenarë sot që kjo mbështetje e jashtëzakonshme për heroinat tona vjen pikërisht prej Batalionit “Atlantiku”. Mbështetja juaj është mesazh për gjithë shoqërinë për të luftuar stigmën që përballet me këtë pjesë të shoqërisë. Ky instalacion ka qëllim të kthejë vëmendjen ndaj atyre që janë ende të stepura dhe të pambrojtura nga familja. Do të vëjmë nga një vath në 7 qytete të Kosovës. Karakteri i këtyre shkronjave do të rrijë deri me 29 prill duke u mbledhur vathë”, ka thënë Rushiti, raporton EO.
Ndërkaq, vullnetarët e mbledhur për të ndjekur këtë ceremoni që ngjalli interes kanë vazhduar me vënien e vathëve në instalcion, pas fjalimeve të rastit.
Pranvera e vitit 99’, për shumë gra e burra të Kosovës, ende zgjon kujtime të tmerrshme. Kujtime këto që po i mbajnë peng ata, edhe sot e asaj dite. E për të kujtuar përjetimet dhe vuajtjet nga ajo kohë e trishtë, gjatë ditës së sotme, para monumentit “Heroina”, në Prishtinë, është realizuar instalacioni “Forheroines – Për Heroinat” ide dhe realizim nga Batalioni “Atlantiku, me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së qyetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj.     Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Prishtinë – Kosovë, thotë në faqen e sja të internetit se :” Në këto shtatë karaktere do të vendosen vathë, ku secili prej tyre do të simbolizojë një të mbijetuar të dhunës seksuale. Dhe se kjo fushatë do të shtrihet shumë shpejt edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Në nderim të heroinave tona, sot dhe përgjithmonë!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për fuqinë që një grua mban në vetvete. Rindërtimi i besimit, dashurisë dhe lumturisë nuk është i lehtë edhe në situatën normale, por në këtë rast, ne kemi të bëjmë me diçka tjetër, diçka shumë më prekëse dhe të ndjeshme, që ka ndodhur të kaluarën tonë dhe ne ishim shumë të pafuqishëm për të bërë diçka për ta ndaluar atë.
Projekti #forheroines i dedikohet Heroinave tona, që u dhunuan gjatë luftës së fundit në Kosovë, është një thirrje për drejtësi dhe për bashkim.   ‘Ambasadorja e guximit’, njëherësh edhe e mbijetuar e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, edhe sot ka kërkuar drejtësi, për krimin që u bë ndaj saj, duke thënë se një gjë të tillë përjetuan për këtë shtet, e që i njëjti bëri shumë pak për to. Ajo ishte e para që vendosi vëthin e saj duke i hapur “rrugën” grave të tjera që të vendosnin nga një vëth në instalacionin “Forheroines – Për Heroinat”.
Ajo duke folur për rastin e saj tha se : “ Drejtësia në rastin tim ka dështuar edhe pse kam kërkuar drejtësi prej vitit 1999, kur kam qenë vetëm 17 vjeçare, por unë tash do të kërkoj drejtësi prej shtetit tim, prej shtetit amerikan se neve na duhet drejtësia. Nuk do të kemi ne paqe shpirtërore pa e pasur drejtësinë. Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ushtarët që luftuan me krenari për këtë shtet, por neve na u murr diçka jashtë dëshirës tonë, për këtë shtet dhe po vuajmë që 20 vjet në heshtje. Këtë heshtje duhet me e thy, duhet me e thy stigmën, duhet me pas mbrojtjen familjare, mbrojtjen e institucioneve. Shteti jonë ka mundësi që të bëjë më shumë për drejtësi, se jemi 20 mijë e nuk e kemi asnjë kriminel të dënuar deri më tani ”, tha ajo.
E mbijetuara e dhunës seksuale edhe një herë ka pasur mesazh për institucionet vendore. Ajo thotë se nuk duhet të ketë marrëdhënie me Serbinë, pa u dënuar  kriminelët serbë.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë se 20 mijë viktimat e dhunës seksuale ishin mburojë e fushëbetejës së luftës, duke u abuzuar pamëshirshëm dhe tmerrësisht me trupin e tyre. Kjo dhunë sipas saj, nuk kishte për qëllim të dëmtonte vetëm moralin, por edhe familjen, shoqërinë, e që po ashtu të lë plagë në krejt Kosovën.
Në mbështetje për viktimat e dhunës seksuale është përfshirë nga Nju Jorku, edhe anëtari i këshillit në bashkinë e qytetit të  Neë York-ut, Mark Gjonaj si dhe pjestarët e Batalionit Atlantiku – Shqiptaro Amerikanët e UCK-ës, të cilët kan formuar Shoqatën Atlantiku pas luftës në Kosovë.    Këto shkronja do të qëndrojnë pranë memorialit ”Heroina”, deri më datën 29 me qëllim që të mblidhen rreth 29 mijë vathë, ku secili prej tyre do të simbolizoj një të dhunuar seksualisht.
Më pastaj këta vathë do të grumbullohen edhe një herë në Prishtinë, për t’i dhënë forcë dhe motiv, Vasfije Krasniqit që para Kongresit Amerikan të dëshmojë për krimet e luftës dhe të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Ndryshe, vendi ku është vendosur ky instalacion, tek parku “Heroinat”,  i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të grave kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999.

By admini