Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmet ka uruar të gjithë besimtarët për Festën e Pashkëve.

Urimin e Mehmetit mund ta lexoni më poshtë.

ARQIPESHKVIT TË TIVARIT

Zotëri, imzot Rok Gjolleshaj

Tivar

I nderuari, Arqipeshkv i Tivarit, zotëri imzot Rok Gjolleshaj.

Përfitoj nga rasti i festës së PASHKËVE,  festa më e rëndësishme e besimtarëve katolikë, t’Ju uroj nga zemra GËZUAR PASHKËT.

Kjo festë le të jetë shpresë për njerëzimin, le të ringjallin zemërgjërësinë e tolerancën, respektin e bujarinë, paqën dhe dashurinë mes njëri-tjetrit.

Përmes Jush uroj, të gjithë besimtarët katolikë në mbarë botën, në veçanti besimtarët katolikë shqiptarë, mbizotëroftë paqja dhe dashuria në Familjet e tyre dhe gëzuar për shumë mot Pashkët.

Përzemërsisht,                                                                                                                                                 KRYETARI,

                                                                                                                                                                         Saubih Mehmeti

By admini