Mosmarrëveshjet rreth mandatit të deputetit gjegjësisht ndarjes së tij nga ana e partive dhe subjeteve politike shqiptare ka qenë temë me të cilën është marrë edhe deputeti shqiptar nga radhët e DPS-it, Nikollë Gegaj.
”Ajo çka kohëve të fundit po bëjnë përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi rreth ndarjes së mandatit të deputetit dhe cirku që është bë në publik rreth kësaj nuk do ju kushtojë vetëm atyre, por edhe shqiptarëve në tërësi pasi do të krijohet një tablo e keqe për ta”, shprehet Gegaj për të përditshmen Pobjeda.
Gegaj poashtu ka shtuar se nuk është dashur të kontaktohen fare ambasadat e huaja duke aluduar në atë shqiptare.