Mali i Zi Pozitiv kërkon nga kryetari i komunës së Ulqinit dhe partnerët e tij të koalicionit që të ndalin shitjen e resurseve atraktive të komunës, por që ato ti ofrojnë investitorëve me qira afatgjatë nëpërmes tendereve publike, në mënyrë që të hapen vende të reja pune kurse toka komunale të mbetet pronë e komunës dhe qytetarëve të saj, thuhet në një deklaratë të anëtarit të Këshillit qendror të Malit të Zi Pozitiv për Ulqinin, Fuad Lamezheviq.
Sipas tij, autoritetet komunale me pëlqimin e Qeverisë gjëgjësisht Ministrisë së Financave kanë shpallur një tender për shitjen e dy parcelave nga 1500 metra katrorë në lokacionin tërheqës në Pinjesh, të cilat janë në pronësi të komunës, transmeton cdm.
“Gjithashtu, kryetari i komunës ka urdhëruar që brenda dhjetë ditëve të prishet objekti i ish supermarketit ” Otrantkomerc” dhe”Roda Market”, me një sipërfaqe prej rreth 400 metra katror, në zemër të Ranës, pranë detit, e cila është në pronësi të komunës, në mënyrë që qeversija lokale më pastaj ta qes në shitje”, ka shtuar Lamezheviq.
Në fund ai ka porositur se ” edhe qeveria dhe qeveria e re lokale duhet të dinë se prona komunale, mbi të cilën sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe arrogante, nuk janë trashëgimi e tyre”.