
Kryetatri i Forcës së Re Demokratike ka uruar për festat e për 7 dhe 8 marsit.
Urimet e Cungut mund ti lexoni më poshtë.
URIM ME RASTIN E 7 MARSIT- DITËN E MËSUESIT
7 marsi, Dita e Mësuesit, është data që simbolizon diturinë dhe mençurinë, arsimin dhe vlerat edukative të cilat i kemi ruajtur si popull ndër vite.
Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal urojmë të gjithë mësimdhënësit, e në veçanti veteranët e arsimit për kontributin e tyre të palodhshëm. Mësimet që na i dhanë mësuesit tanë ishin udhërrëfyes të sotmes dhe drejtim e të ardhmes të cilën duhet ruajtur.
Dita e mësuesit, 7 Marsi është data e vetme kalendarike e cila i kushtohet mësuesit, por ajo është e pranishme në çdo ditë të jetës tonë , prandaj duhet t’i falenderojmë pa mas për çdo gjë që ata kanë bërë për ne.
Gëzuar festën e 7 marsit!
Kryetar
Nazif Cungu
URIM ME RASTIN E 8 MARSIT
Me rastin e 8 marsit Ditës së gruas, ne emër të Forcës së re Demokratike të gjith gjinisë femrore, nënave dhe motrave ju uroj këtë festë të rëndësishme ndërkombëtare.
Femra në shoqërinë tonë ka një rol të posapëm dhe është një shtyllë e fortë e familjes dhe këtë fakt e dëshmon me vepra të përditshme.
Le t’ju sjellë kjo festë shëndet dhe mbarësi familjare. Gëzuar!
Kryetar,
Nazif Cungu