7 Marsi – Dita e mësuesit, është një festë që i kushtohet mësuesit, bartësit kryesor të arsimimit të brezave të rinj në shoqëri. Dita e mësuesit u caktua si festë kombëtare në kujtim të hapjes së  shkollës së parë shqipe në Korçë, “MËSONJËTORJA E KORÇËS” më 07 mars 1887. Kjo ditë, është edhe një arsye më tepër, për të bërë një bilans të suksesit të punës së tyre në vite e dekada.

Lidhja Denokratike në Mal të Zi, prej themelimit të saj, më 09.09.1990, bazuar në programin e saj, ka shënuar dhe organizuar në mënzrë publike, çdo datë të rëndësishme përcaktuese në fushat e historisë, kulturës, arsimit, etj. Në mes tjerash, çdo 7 mars , në mënyrë publike ka shenuar 7 Marsin – Ditën e mësuesit, në të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, deri me formimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve, i cili me propozimin e LD në MZ-së merr vendim për organizimin e të gjitha datave të rëndësishme kombëtare.

Me këtë rast, Lidhja Denokratike në Mal të Zi, me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike, si dhe në diasporë, në veçanti një mirënjohje të veçant për mësuesit, arsimtarët, profesorët e pedagogët për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e dhënë për arsimin shqip.

KOMISIONI PËR INFORMIM

By admini