Klubi i Taekwondo-së Ulqini e nis me suksesë vitin 2019. Me datë 02-03.02.2019 në Shtuttgart u mbajt kupa Europiane e Presidentit për kategorine e fëmijëve dhe kadet.
Në aktivitet morën pjesë 1500 garues. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me dy garues, Bledar Kasmi dhe Sara Kraja.
Garuesja Sara Kraja pas tri fitoreve shpallet kampione e kupës Europiane të Presidentit për vitin 2019. Ajo fitoi kundër përfaqësuesve të Gjermanisë, Britanisë dhe në finale kundër Greqisë.
Ndërsa garuesi Bledar Kasmi ndeshjen e parë e fitoi kundër garuesit nga Moldavija kurse ndeshjen e dytë fati nuk ishte në anën tonë i cili humb nga garuesi i Rusisë.