Lëvizja Qytetare URA, mbrëmë në Tuz, zgjodhi Këshillin inicues për Komunë të Tuzit.
Pjesë e këtij këshilli u zgjedhen ish kryetari i FDI-së, Anton Lulgjuraj, si dhe ish aktivisti, Besnik Gjonaj, i cili njekohësisht emërohet edhe si koordinator i URA për Tuz, kurse, për sekretar të keshillit komunal, zgjedhet Elldin Pepiq.
Antarë të tjerë të këshillit zgjedhen edhe: Driton Gjonaj, Sandro Palushaj, Simon Curanaj, Antoneta Gecaj, Beqir Ramoviq, Dervish Axhoviq dhe Anita Keqaj.
Pjesëmarrësve iu drejtua ish kryetari i FDI-së, Anton Lulgjuraj, i cili tha se URA është e vetmja dhe e verteta parti politike qytetare në Mal të Zi dhe ka shprehur kënaqësinë që atë ide e sheh tek udhëheqësia e asaj partie.
Ndërsa, tashmë koordinatori i URA, Besnik Gjonaj, deklaroi se qëllimi i tij nuk ishte që të hyjë në mënyrë aktive në politikë, por në këtë e ka shty pamundësia që në qetësi të përcjellë siç tha ai “diktaturen e krijuar nga pushteti aktual shtetëror për 30 vite”.
“Kjo është detyra dhe obligimi im qytetar, dhe si shqiptar etnik, tyrpërohem nga të ashtuquajturit “përfaqësues dhe lider shqiptarë në Malin e Zi, të cilët e kanë zgjatur dorën e këtij regjimi kriminal. Natyrisht, të gjithë në Malin e Zi janë në rrezik, përveç një pjese të mafiozëve të privilegjuar që mbështesin këtë regjim kriminal. PDS, ka arritur që në Malësi, të ngatërrojnë shqiptarët, ata janë duke u perpjekur dhe kanë mjaft sukses në pirshjen e harmonisë ndër shekuj të qytetareve të Malësisë”, theksoi Gjonaj.
Malesia. Org