Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë më 21 dhe 22 janar në një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku me nderime më të larta shtetërore do të pritet nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq.
Siç mësohet nga kabineti i Gjukanoviqit, Meta gjatë vizite zyrtare në Malin e Zi, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq dhe kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq.
Në ditën e dytë të vizitës, Presidenti i Shqipërisë do të vizitojë Katedralen e Shën Pjetrit dhe Kryepeshkopinë e Tivarit. Poashtu, ditën e dytë, pas vizitës në qytetin e vjetër të Ulqinit, do të mbahet një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Malit të Zi.
Për nder të vizitës së presidentit shqiptar, në rrugët e Podgoricës sot është parë edhe flamuri shqiptar përkrah atij malazez.