Shkruan: Dr Zylfije Gjoni-Duraku*
Unë si shefe e Maternitetit, kam obligim moral ndaj vetëvehtes, mjekëve, dhe mamive të maternitetit, por edhe ndaj të gjitha grave të Ulqinit të njohtoi opinionin e gjërë për gjendjen aktuale të Maternitetit në Ulqin.
Materniteti i Ulqinit funksionon tash 13 vite,dhe ka qënë shembull për punën e suksesëshme, duke ju falenderur angazhimit maksimal të mjekëve gjinekolg, shumë të përgjegjshëm, pediatërave dhe mamive ,si dhe të gjithë personelit shëndetësorë. Në maternitetin tonë gjer më tani kanë lindë 1,520 fëmijë.
Jemi të vetëdijshëm se materniteti ka një hendikep të madh ,mungesën e sallës së operacionit dhe të transfuzionit të gjakut,.Gjithë ekipi mjeksorë ka bërë të pamundurën, kemi marrë mbi supe përgjegjësi më shumë se duhet ,dhe kemi përjetuar gëzime të mëdha, por edhe strese të mëdha.Me ndërgjegje të plotë mund të them se ne mjekët, kemi lënë një pjesë të shëndetit tonë ,e të jetës tonë aty, vetëm ,e vetëm që fëmijët tanë të lindin në Ulqin ,e të jenë banorë të Ulqinit.
Mbas një dekade gjërat filluan të ndryshojnë. Gjeneratat e reja të cilat në përgjithësi janë të shkolluara, tani janë më se të informuara se çka do të thotë lindja pa sallë të operacionit ,andaj çdo vit numri i lindjeve është në rënije nga frika se mos të ndodhin komplikime gjatë lindjes.
Komplikimet ndodhin kudo, në spitale e klinika, por ndryshimi është se ato kanë mundësi ta zgjidhin komplikimin , mbasi posedojnë sallat e operacionit, dhe gjitha kushtet tjera të nevojshme për lindje me sukses.
Ka vite që kam kërkuar tek strukturat tona udhëheqëse, me biseda direkte në tubime të ndryshme, përmes shkrimeve, që udhëheqësit tanë të luftojnë politikisht për ta ruajtur këtë maternitet.Materniteti i pa kompletuar nuk mundet të ketë jetë të gjatë, dhe nuk është për tu çuditur që një ditë ti vëhet çelsi.
Me gjithë kontributin , entuziazmin ,dhe përkushtimin e të gjithë stafit mjekësor gjatë këtyre 13 viteve ku të gjitha lindjet janë kryer me sukses,në mënyrë permanente jemi angazhuar që të kompletojmë maternitetin ,por nuk kemi arritur që të ndikojmë tek Ministria e Shëndetësisë të marrim leje për sallë të operacionit,andaj nëse vjen deri tek mbyllja nuk marrim përgjegjësi,sepse përgjegjësia bije mbi ata që me votat e popullit janë në vendet kyçe ,ku mund të angazhohen edhe për këtë çështje tejet vitale për mbarë Komunën e Ulqinit.
Me këtë rast dua të njohtoi opinionin e gjërë se kemi urdhër , nga Ministria e Shëndetësisë , që të lindim vetëm rastet urgjente të cilat nuk mund të mbërrijnë deri në spitalin e Tivarit ,gjë që ka ndikuar në rënie drastike të lindjeve .
Mali i Zi është në prag që të bëhet pjesë e BE, ku ligjet e tyre nuk lejojnë maternitete pa salla të operacionit.Është momenti i fundit ku duhet të angazhohen të gjithë për të realizuar këtë projekt,përndryshe maternitetit të Ulqinit i kërcënohet rreziku që të mbyllet
Në fund i drejtohem të gjitha institucioneve si: Komunës së Ulqinit,KKSH,Ministrisë së Pakicave dhe të drejtave të njeriut , nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi ,partive politike shqiptare, mos të mshelin sytë nga ky realitet,por të reagojnë ,dhe të bëhen një zë i fortë në kerkesen e kompletimit të maternitetit,deri sa nuk është vonë.
Ju bëj me dije se kemi donator të gatshëm për të pajisur sallën e operacionit. Dispora është e gatshme të kontribojë në realizimin e këtij projekti shumë me vlerë për Komunën e Ulqinit.
Nëse nuk veprojmë, historia do na gjykojë.
*Autorja e tekstit është kryeshefe e Maternitetit –Ulqin