Në tryezën e rrumbullakët „ PROTOKOLLI MBI VEPRIMIN, PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA NDAJ GRAVE , DHE DHUNA NË FAMILJE që u organizua sot në kuadër të fushatës“16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje“nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës –Ulqin u bë prezantimi i hulumtimit për zbatimin e Protokollit në institucionet relevante.
Hatixhe Nelaj drejtoreshë ekzekutive e Sos telefonit, foli për problemin e dhunës në familje në Komunën e Ulqinit.Ajo u shpreh se paraqitja e dhunës nga ana e femrave ka shënuar një rritje drastike.
“Vetëm në 10 ditët e fundit kemi pasur 9 raste të dhunës në familje.Është interesant të thuhet se pothuajse të gjitha rastet kanë të bëjnë me një dhunë permanente të shtruar 20 vjeçare.Ekipi multidisiplinar që merret me problemin e dhunës në familje është takuar që bashkarisht të analizohet situata,dhe të merret qëndrim ndaj rasteve që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë“,tha Nelaj
Sipas Z Nelaj në rritjen e rasteve të raportuara për dhunë në familje ka ndikuar sensibilizimi i qytetarëve mbi raportimin e rasteve. Mendoj se të gjithë kemi privilegjin njerëzor për të kontribuar në ruajtjen e një jete, në çdo formë, qoftë duke lajmëruar menjëherë organet kompetente dhe qoftë duke neutralizuar situatën,u shpreh ajo.
Sa i përket bashkupunimit me institucionet relevante ajo tha se kohën e fundit është përmirsuar dukshëm bashkëpunimi,që lehtëson shumë punën e organizatës në fjalë.Në këtë tubim folën edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq,si dhe drejtoresha e SOS telefonit në Pogoricë-Bilana Zekoviq.Prezent ishin përfaqsues të institucioneve relevante,përfaqësues të OJQ-ve,dhe mediave.