Banorët e 4 fshatrave në Anë të Malit: Millë, Bojk, Kosiq, Zenelaj shprehin pakënaqësin e tzre me Kryesinë e Komunës, digasterin e Komunalisë, dhe punëkryesin për rregullimin e urës që lidh këto fshatra me pjesën tjetër të zonës dhe qytetit.
Ata në lidhje me këtë kanë dalur me një komunikatë për media.
Komunikatën e plotë mund ta lexoni më poshtë.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Nisur nga numri i madh i porosive dhe ankesave të banorëve të zonës që kanë mbërritur në adresën tonë, lëshojmë këtë komunikatë për media, bazuar në ankesat e qytetarëve:
Banorët e fshatrave Millë, Bojk, Kosiq, Zenelaj me të drejtë janë të irrituar në Kryesinë e Komunës, digasterin e Komunalisë, Punëkryesin e kësaj ure, meqenëse ata për shumë kohë kanë bërë apel e thirrje që të mos vihet deri tek kjo ditë. Paradox.
Kujtojmë, ura lidhë qindra familje dhe po bën një vit prej që është nisur. Paradox.
Në këtë situatë izolimi, banorët bëjnë thirrje që t’u vihet në ndihmë fëmijëve dhe më të moshuarve. Të parandalohen ngjarjet tragjike që mund të ndodhin pas furisë së ujit. Paradoks.
Në shekullin 21 frikësohemi që uji i sheut mund të marrë jetë njerëzish. Paradoks.
Lusim banorët e këtyre fshatrave të rrisin vëmendjen. Nuk kemi njerëz për të humbur. Lusim komunarët të lënë karriget e të dalin në teren. Le të ndeshkohen të gjithë akterët e këtyre vonesave paradoxale.
27.11.
Bojk, Kosiq, Millë.