
Si asnjëherë më parë qyteti i Ulqinit kishte një pamje të zbehtë në festën më të madhe të shqitarëve, Dita e Flamurit.
Vite më udhëheqësit komunal ishin kujdesur që së paku të vendosnin flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare në rrugët e qytetit.
Kësaj radhe, përveç një flamuri shqiptar në ndërtesen e Komunës së Ulqinit nuk kishte as edhe një në rrugët kryesore të qyetit.
Për me keq prania e policëve afër shkollave të qytetit, nuk dihet arsyeja për një prezencë të tillë, të krijonte edhe një ndjenjë frike.
Në mbrëmje Këshilli Kombetar i Shqiptarëve organizon një aktivitet në Qendren pë Kulturë të Ulqinit për nder të Ditës së Flamurit