Pasdrekën e së dielës në Ulqin u luajt ndeshja e javës së VII-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi ku u takuan Otrant Olimpik dhe Bokel nga Kotori. Në një ndeshje mjaft të dobët dhe me pak raste rezultati final ishte 0:0.

Ekipi i Otrant Olimpik këtë sezon në përbërjen e vet ka mjaft lojtarë cilësor por që deri tani nuk kanë arritur të harmonizohen dhe të bëjnë më të mirën për ekipin e vet. Njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen e së dieles kundër Bokelit ku lojtarët ulqinakë në asnjë moment nuk dolën të loja të cilën e pritshit mjaft shikues që kishin mbushur shkallët e stadiumit të qytetit.

Në këtë ndeshje ku ekipi nga qyteti jonë nuk prodhoi lojë ndoshta vlen të përmendet një rast i dyshimtë për një penallti të padhënë në favor të ekipit tonë ku lojtari i Otrantit M. Divanoviq u pengua brenda zonës së rreptësisë në momentin kur ishte  i vetëm përballë me portierin.

Ndoshta rezultati i ndeshjes ishte edhe më reali pasi mysafirët shpërdoruan tre raste të pastra për gol por që vetëm intervenimi i portierit Meqikukiq apo edhe shpërqendrimi i mysafirëve bëri që ndeshja të përfundojë pa gola.

Për ekipin nga Ulqini në këtë ndeshje u aktivizuan: Meqikukiq, Lekoviq, R, Rudaj, Senika, Rama, Alibegu, Nikoliq, Daciq, A. Rudaj Z. Divanoviq dhe Knezheviq. U aktivizuan edhe M.Divanoviq, A. Rudaj dhe Shkrela.

By admini