Kampionati Balkanik në Taekwondo edicioni i 20-të Bukuresht, Rumani
Gjatë vikendit në Bukuresht të Rumanis u mbajtë Kampionati Ballkanik në Taekwondo. Në këtë kampionat u prezantua edhe përfaqësuesja e Malit të Zi me 22 garues, në mesin e tyre ishin edhe pesë garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Në diciplinën e formave Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha ndërsa në dyluftim Sara Kraja, Bledar Kasmi dhe Arta Ismailaga, kështu tregon prof Fikret Dushku, trajner i klubit nga Ulqini por edhe përzgjedhës i reprezentacionit të Mali të Zi..
Rezultati për garuesit e Ulqinit është: Sumeja Bisha kampione Ballkanit për vitin 2018 në diciplinën e formave kategoria kadet. Medina Kanaqeviq zuri vendin e 4-të.
Në dyluftim kampion të Ballkanit për vitin 2018 në kategorinë e pionirëve (Children) shpallen Sara Kraja dhe Bledar Kasmi. Garuesja Arta Ismailaga fitoi vendit e dytë e cila shpërblehet me medalje të argjendit. Në finale ajo ndalet nga përfaqësuesja e Rumanis. Në rënditjen e përgjithëshme përfaqsuesja e Malit të Zi fitoi kupën e vendit të dytë në diciplinën e formave kategorija kadet.