rruga-e-kombit-kosoveMinistri i Transportit i Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto tha se tarifa për Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro.

Në një intervistë për Kosovapress, Haxhinasto tha se tarifa për këtë rrugë është dashur të aplikohej më herët, por për arsye të ndryshimeve ligjore ajo do të fillojë vetëm nga ky vit.

“Në fakt, kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion. Arsyeja pse e kemi shtyrë është sepse ka pasur nevojë për disa ndryshime ligjore të rëndësishme, pasi një procedurë e tillë, në formën që ishte ligji për koncesionet, ishte e pamundur të bëhej, por më 23 mars ne do kemi hapjen e ofertave të kompanive për këtë rrugë.

Gjithçka që do fitohet do shkojë për t’i mirëmbajtur këto rrugë për t’i risjellë ato me standarde më të larta, me qëllim që tu ofrohet qytetarëve dhe ekonomisë një cilësi më e lartë. Është folur për një tarifë rreth 5 euro për këtë rrugë, dhe besoj se tarifa që kemi vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit”, tha ai.

By admini