Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, gjatë seancës së Kuvendit ka përcjellë shqetësimin e qytetarëve të Pejës e Deçanit, se po pengohen për t’i shfrytëzuar pronat e tyre në kufi me Malin e Zi.
Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili gjatë vizitës në Mal të Zi, tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por se sipas saj, Mali i Zi pretendon t’i marr 40 kilometra në territorin e Kosovës.
Ajo kërkoi që pikat kufitare në mes dy vendeve të mbesin ato që janë paraparë në vitin 1974./Koha Net/
Mal zi kendej serbia ne ane tjeter po mbete Kosova vetem Prishtina me xhami te shumta!