Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në urimin e Presidentit Obama thuhet:
E nderuara zonja Presidente,
Me rastin e shtatë vjetorit të Pavarësisë, më 17 Shkurt, ju shpreh urimet e mia juve dhe qytetarëve të Kosovës.
Çdo vit, vazhdoj të impresionohem me përparimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe shumetnike.
Zgjedhjet historike parlamentare në qershor ia kanë dëshmuar botës përkushtimin e Kosovës për proceset demokratike në të gjithë vendin. Ju përgëzoj për lidershipin dhe këmbëngulësinë në punën tuaj me udhëheqësit partiakë gjatë procesit të zgjatur të krijimit të qeverisë.
Mirëpresim dhe plotësisht mbështesim integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne mirëpresim konkurrimin, krah për krah, me atletët e Kosovës në Lojërat e ardhshme Olimpike. Ne gjithashtu e vlerësojmë mbështetjen e vendit tuaj për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL dhe përkushtimin tuaj të fuqishëm për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, një nga prioritetet kryesore të administratës sime.
Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj.
Sinqerisht,
Barack Obama
Pa motiv për të festuar!
Përvjetori i shtatë e gjen Kosovën në një krizë të thellë ekonomike, varfëri të skajshme, papunësi të madhe, krim e korrupsion të nivelit më të lartë. Në ditëlindjen e 7-të, Kosova po hyn e lënduar, ndërsa eksodi masiv e ka “plagosur” rëndë.
Rrugëtimi i Kosovës në 7 vjet ka qenë i vështirë, po aq edhe sfidues në shumë fusha. Mirëpo, vitin që lamë pas, i cili u karakterizua me një bllokadë gjashtëmujore, do të mbahet në mend si vit I humbur në të gjitha segementet e shteti. Për këto shtaë vjet të shtetësisë, Kosova është njohur nga 108 vende, derisa për dallim nga vitet paraprake, në vitin 2014 Kosovën e kanë njohur vetëm katër shtete.
Për të gjitha këto dështime barra bie mbi liderët institucionalë, por edhe ata të partive politike, shkruan “Zëri”.
Ndryshe shtatë vjet më parë, më 17 shkurt 2008, deputetët e Kuvendit të Kosovës kryen aktin historik, duke miratuar solemnisht Deklaratën e Pavarësisë. Festa e kësaj ditë nuk po i ngjall më emocione qytetarëve.
Një ditë para festës më pak flamuj ka nëpër qytete, ndërsa edhe në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës vërehet një zymtësi.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se Kosova është vetëm në fillim të betejës për një pozicion të mirëfilltë ndërkombëtar, për shkak të mosanëtarësimit në OKB dhe mosnjohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së.
Gëzuar Kosovë Pavarsinë. Le të lutemi të gjithë për një të ardhme më të mirë për gjithë shqiptarët në Kosovë dhe gjitha viset shqiptare. Nder e respekt për luftëtarët e UÇK-së e sidomos për Dëshmorët e saj më në krye Heroin Legjendarë Adem Jashari. Le ti themi të gjithë ndal dorës shoviniste që nepërmjet korrupsionit dhe veprimeve përçarëse po kerkojnë destabilizimin e Kosovës me nxitjen e emigracionit apo ikjes masive. Atë që nuk arriten ta bëjnë me luftë po kërkojnë ta bëjnë me ” mëshirën e hapjes së kufinjve e paisjen e shqiptarëve atje me pasaporta serbe “. Ky akt i qeverisë serbe i ngjan Konventës Jugosllavo-Turke ” Për shpërnguljen e shqiptarëve ” nenshkruar mes dy palëve në vitit 1938. Ndaj qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj mënxyre të pashëmbullt. Edhe njëherë uroj gjithë shqiptarët e Kosovës për Pavarsinë duke shënuar në të ardhmen vetëm Pavarsinë Kombëtare për gjithë viset shqiptare e shqiptarët kudo janë. Sytki Ndrecaj Koplik, Malësia e Madhe.