Përfaqësues të grave shqiptare nga e mbarë bota kanë marrë pjesë në organizimin “Ditët e Mbretëreshës Teuta – Ulqin” të mbajtur në Galerinë e Qendres kulturore të këtij qyteteti.
Për rreth dy orë të pranishmit e shumtë kishin mundësi të ndëgjonin fjalime të zonjave të nderuara shqiptare nga mbarë bota si dhe pika të shumta muzikore.
Kryetarja e Shoqatës ”Anima” Zylfije Gjoni – Duraku duke folur për këtë organizim shpalosi edhe një ide që u mirëprit nga të pranishmit.
”Shtatoren e mbretëtreshës Teuta e dona në Kalanë e Ulqinit”, deklaroi Gjoni Duraku duke marrë miratimin e të gjithë të pranishmeve. Një ide e tillë u përkrah edhe nga ministri i popujve pakicë në Mal të Zi Mehmet Zenka.
Në fund të aktiviteti u shpërdnanë dekorata dhe mirënjëohje për shumë aktivistë nga Ulqini, Kosova, Shqipëria por edhe diaspora shqiptare në vende të ndryshme
Ky aktivitet, i cili organizohet nga Klubi i Femrave Shqiptare të Kroacisë në Ulqin u organizuar në bashkëkoordinim me dy shoqatat nga Ulqini, ”Anima” dhe ”Labeatet”.