Për herë të shtatën herë me radhë, klubi triatlonot Kotor organizoi Triatlonin e Bokës, Perast 2018.

Ky aktivitet sportiv e turistik u mbajtë ditën e diele dhe konsiston në kombinim të sporteve not, çiklizëm, dhe vrapim. Të gjithë garuesit  në këtë triatlon është dashur që të përshkojnë 750 m not, 20 km çiklizëm dhe 5 km vrapim.

Nga Ulqini në këtë garë morën pjesë dashamirësit e njohur të çiklizmit: Safet Basha, Skender Lika dhe Xhevdet Çobi. Sportistët tanë kaluan me sukses këtë sprovë dhe arritën në cak, shkruan Ulqini Online.

Aktivitete të tilla sportive pasurojnë jetën sportive të një qyteti por edhe begatojnë ofertën turistike.

By admini