Mbrmjen e së martes në Krythë të Anës së Malit Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi përurimin e librit “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” të autorit Haxhi Zeneli.
”Angazhimi i diasporës shqiptare paraqet faqe të ndritur në historinë e popullir shqiptar”, kështu e filloi fjalimin duke folur per librin dr. Nail Draga i cili është edhe redaktor i librit. Duke folur për autorin e librit ai potencoi edhe një moment shumë interesant në jetën e Zenelit. ”Kur u largua nga vendlindja e tij jo me dëshirë, por në sajë të rrethanave jo të favorshme shoqërore të kohës dhe u vendos në Nju Jork, përveç rrobave personale kishte marrë edhe një kasetë me këngë popullore shkodrane”, tha Draga.
Në këtë përurim për autorin dhe librin folën edhe Haxhi Taipi, Shaban Gjeka, Ibrahim Berjashi, Ali Salaj, Habib Zogaj, Asim Kruja ndërsa pjesë nga libri u lexuan nga Shqefqet Luca. Mbërmja u moderua nga gazetarja Dafina Teliqi.
Në përurim morën pjesë një numër i madh i dashamirësve të librit por edhe miq të autorit. Në fund autori shpërndau për të pranishmit nga një kopje të librit.