Ilustrim, fb

Mikpritja dhe mirësjellja e banorëve të Ulqinit ndaj mysafirëve është kthyer tashmë në një traditë e cila sa vjen edhe konsolidohet edhe më shumë. Pothuajse të gjithë banorët vendas kanë një sjellje të shkëlqyeshme ndaj mysafirëve dhe se për ta mysafiri është në rend të parë dhe ka gjithnjë të drejtë.

Por ndodh edhe ndonjë episod i pakëndshëm që ditë më parë, sipas fosmedia.me, ka ndodhur në qytetin tonë, shkruan Ulqini Online.

Ditë më parë një mysafir nga Kosova i ndodhi një rast pak i çuditshëm dhe i rrallë në Ulqin. Mysafiri nga Kosova  kur mbërriti në hotel, ai e parkoi automjetin në parkingun pranë hotelit, duke menduar se ishte parkim i hotelit, duke mos i shkuar ne mend se ky parking do të shndërrohej në një makth të vertetë.

Në mëngjes, pronari i tokës, Sulo Radoniçiq, me origjinë nga Plava, e mbylli portën dhe nuk e lejoi atë të merrte automjetin derisa të paguante 100 euro, duke e kërcënuar mysafirin se do të i’a ndezte makinën.

Mysafiri nga Kosova nuk u pajtua me një kërkesë të tillë dhe në vend të kësaj ai e informoi policinë.

 

Oficerët e policisë të urdhëruar  prokurori i shtetit, siç mësohet jozyrtarisht nga fosmedia,  arrestuan Radonçiqin dhe për këtë formë të veprës penale ai mund të dënojhet nga tre muaj deri në tre vjet burg.

By admini