OJQ Unë veproi ruan traditën e organizimit të përvitshëm të festivalit të filmit në Ulqin, SEANEMA Film Festival, i cila do të mbahet këtë vit në datat 23 – 26 gusht. Tema e festivalit për këtë edicion do të jetë identiteti. Sipas organizatorëve, programit i festivalit më tej kontribuon në afirmimin e multikulturalizmit në Mal të Zi, duke respektuar parimin e qëndrimit jo-diskriminues ndaj identitetit.
Si në edicionin e mëparshëm, filmat konkurrojnë në dy kategori: filmi më i mirë i festivalit, si dhe filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Përveç filmave në kategoritë konkurruese, programi gjithashtu përmban një përzgjedhje të filmave dokumentarë mbi temën e identitetit, si dhe një program të veçantë Seanema Panorama.
Risia e edicionit të katërt të Festivalit Seanema është programi edukativ i cili ofrohet falas për një numër të kufizuar të studentëve nga i gjithë Mali Zi, në bashkëpunim me Shoqatën për Arsim në fushën e kulturës audiovizive, Filmkultura. Programi rinor, paraqitur në kuadër të platformës edukative të festivalit Seanema, lansohet me qëllim që të zgjojë krijimtarinë tek të rinjtë, për nxitur kuriozitetin e tyre, si dhe mbi të gjitha për të krijuar një parakusht për qëndrim kritik ndaj përmbajtjes së mediave audiovizive.
Edicionin e katërt e pasurojë panelet e hapura për diskutim, të udhëhequr nga autorë të njohur dhe ekspertë nga fusha e kulturës dhe krijimtarisë.
Për programin KLIKONI KETU