Ilustrim

Ekipi Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqinit ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e dytë të ligës së II-të futbollistike të Malit të Zi. Në këtë mënyrë ulqinakët arritën fitore nda ekipit të Beranës me rezultatin e pastër 2:0, ndeshje e cila luajt në stadiumin e Mojkovcit.

Golat për ekipin Otrant Olimpik i shënoi Nikoliq në minutin e 4 dhe 13 të pjesës së parë.

Për ekipin Otrant në këtë ndeshje luajtën: Meqikukiq, Angjello Rudaj (Klaeziq 84′), Senika , M. Divanoviq, Shkrela (Knezheviq), Daciq, Nikoliq (Alibegu 72′), Ronaldo Rudaj, Rama, Z. Divanoviq dhe Lekoviq.

Ndeshjen e radhës ekipi i qytetit tonë do ta luaj në Ulqin ku do të pres ekipin Arsenal nga Tivati. Kjo ndeshje është program kësaj të diele me fillim nga ora 17:30.

By admini