Intrevistë në kujtim të Mandelës shqiptare Pjeter Arbnori – me rastin e vendosjes së Shtatores së tij para Kuvendit të Shqipërisë
Nga Beqir SINA – New York
Pjetër Arbnori (1935 – 2006)
Lindur në Durrës me 18 janar 1935. 14 vjeç fillon të marrë pjesë në grupet ilegale kundër diktaturës. Mbaron në dy vjet e gjysëm studimet në Fakultetin e Filologjisë me rezultate të shkëlqyera. Merr pjesë në krijimin e një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë. Më 1961 arrestohet dhe dënohet me vdekje. Pas tre muajsh dënimi i zbret në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të tij në burg, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet për agjitacion e propagandë.
Në gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysëm. Merr pjesë që në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-së për Shkodrën. Më 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrë titullin “Mësues i Popullit” dhe “Pishtar i Demokracisë”. Gjithashtu është “Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës” nga Asambleja e vendeve frëngjishtfolëse. Insituti biografik i Kembrixhit, e futën biografinë e tij në “Who’s Who” të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar.
Ka shkruar shtatë romane dhe ka botuar: “Mugujt e mesjetës” – novelë, “Kur dynden Vikingët” – novelë, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura, Vdekja e Gebelsit”, etj. dhe ka përkthyer nga frëngjishtja “Historia e Anglisë”. Pjetër Arbnori vdiq në një klinikë në Itali, me 8 korrik 2006, në moshën 71 vjeçare.
I tillë ishte Pjetër Arbnori, i riu që humbi rininë e u burrërua në burg. Plot 28 vjet. E hodhën prapa hekurave kur ishte 26 vjeç dhe doli prej andej plot 54 vjeç, kur nuk kishte më se çfarë të fitonte nga kjo jetë, përveçse një grua fisnike dhe fëmijëve që ia dhurojë perendia në atë moshë.
Pjetër Arbnori, ishte njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike, me një jetë politike të pasur në 15 vjetët e jetës tij active në liri dhe demokraci, pas rënjes së komunizmit. Më 1990 kuri ai doli në liri nga zgafellat e burgut të Spaçit.
Ai ishte simboli i qëndresës dhe persekutimit duke dashur të mos binte kurr në gjunjë dhe nështrohej as moralisht diktaturës dhe veglave të tyre qorre, që sot ndonjeri prej tyre, që nga ish Ministër i Brendeshëm i diktaturës, në atë kohë, sot është kryetar i Parlamentit, ku u vendosë edhe shtatorja e tij, …….aqsa ai do të gjente dhe vija krahasimi mes tij e Dostojevskit…… kur pati shqiptaur “Të shohim kush do lodhet i pari”…………!
Me rastin e vendosjes së shtatores së tij këto ditë në oborrin e Parlamentit të Shqipërisë, po sjell një intervistë të paren dhe të fundit të tij me shtypin shqiptar në Nju Jork – dhënë gazetës Bota sot, me titull:
Arbnori : Me Kosoven shtet dhe i pavarur , Shqiperia ka”shpatullat” e ngrohta
Ish – Kryetari i Parlamentit te pare pluraliste te Shqiperise, ish deputeti i Shkodres per Partine Demokratike (PD), i ndjeri Pjeter Arbnori, ne nje interviste 12 vjet me pare me gazeten tone ne Nju Jork, pati thene se vetem ne Shqiperi mund te ndodh gjitheçka.
Ai e pati beri kete deklarim duke ju referuar zhvillimeve me te fundit ne te dy kampet politike, ne Shqiperi – te cilat ai i shikonte gjithmone si te paparashikueshme simbas tij.
Ai ne ate interviste, qe akuazoi ashper maxhorancen socialiste,( e cila ishte ne pushtet -ashtu sic eshte edhe sot) se nuk i ka pranuar te miratoje Rezoluten per njohjen e çeshtjes çame si dhe hodhi dyshime per te mashtruar me ligjinin e ri – te demshperblimit per te burgosurit dhe te presekutuarit politik, ne Shqiperi.
Nderkaq , zoti Arbnori akuzat i vazhdoje edhe ndaj drejtuesve te larte te Partise Socialiste (PS) dhe e “vuri” gishtin tek ish kryetari i saj , duke thene se ai ishte bere pengese jashtezakonishte madhe per kryerjen e reformes zgjedhore.
Ne nje pyetje per pavaresine e Kosoves, at’here i ndjeri Arbenori, pati thene se Kosova eshte prioriteti i Partise Demokratike, qysh ne krijim.
“Shqiperia, me Kosoven e pavarur, pati then ai i ka “shpatullat” e ngrohta. Dhe se vendi i Kosoves eshte vetem ne Europe, si shtet i lire, i pa varur dhe demokratik”.
Per me shume po sjellim ne perkujtim te vendosjes së shatores së tij në oborrin e Parlamentit të Shqiperise, intervisten e plote te marre “,”Mandeles se Shqiperise” te ndjerit Pjeter Arbnori gjate nje vizite ne Nju Jork, e cila ishte e para dhe e fundit që Intervistoi Beqir Sina
Arbnori nga Amerika: “ tek ne mund te ndodh gjithcka….!!!” /
–
Keni disa dite qe jeni larguar nga Shqiperia, ndodheni per vizite ne SHBA-s, si po i percillni zhvillimet me te fundit, ne te dy kampet politike ?
P. Arbenori : E pare ne çdo aspekt nje koment per sejcilin kamp ne Shqiperi, eshte se ç’do zhvillim atje eshte ende i paqarte. Ose me mire te themi; qe ne vete i kemi mjaft te qarta , por se atje kurr nuk mund te beshe percaktime kaq te pergjegjesishme. Sepse, aktualishte atje lufta kryesore eshte lufta jone, lufta per voten e lire te ndershme. Te vetmin percaktim, qe mund te beje me pergjegjesi per ne Shqiperi, eshte se: ne Shqiperi, gjithçka mund te kete, por kurr nuk ka vote te lire e te ndereshme, nuk ka demokraci, per sa kohe ne krye te Qeverise, te jete Partia Socialiste . Gjerat atje do te ndryshojne e levizin ne menyre marramendse, dhe se atje per dite do te kemi zhvillime te reja dhe te çuditeshme.
Nje fakte lidhur me kete pytje qendron ne ate se atje u vodhen votat hapur edhe brenda parlamentit, siç qe rasti i votimit per te burgosurit dhe te presekutuarit !
P. Arbnori : Arrita para ketij votimi te mbledh firmat e deputeteve pothuajse nga te gjitha partite. Kuptohet, se deputetet e djathte kane qene me unanim. Por, duhet theksuar, se kemi pasur fatin qe te mbledhim firmat edhe nga disa deputet te majte.Te cilet, e kuptojne se kjo eshte nje çeshtje e nevojeshme dhe e ligjeshme teresishte e zgjidheshme. Fatkeqesishte, e ideologjizuar deri ne “palce” Qeveria shqiptare, nuk e ka kurajon dhe kete mendim, per t’a zgjidhur drejt kete problem me te presekutuarit dhe te burgosurit . Ajo, me qellim e ka shtyre disa her me pare kete ligj duke gjetur shkaqe pas shkaqeve, si e si t’a vonje sa erdhi deri ketu, pikerishte tek votimi me mashtrimin e votes.
Kryeministrit , per kete i dergova disa letra, duke i kerkuar te vere nje perqindje te caktuar marre nga buxheti shtetrore ne favore te burgosurve dhe te presekutuarve politike. Ne baze te nenit 44 te Kushtetutes te nenit 57 te Kodit Penal, te cilat, parashikojne demeshperblimin e njerezve, te cilet kane vuajtur denimin per bindjet e tyre politike e fetare. Pra per te gjithe ata qe kaluan vuajtjen fizike, torturat, jane pushkatuar, ose kane vdekur neper kampet dhe burgjet e diktatures komuniste. Sigurishte, qe eshte bere nje lufte e madhe, nje lufte e gjitheaneshme, duke shfrytezuar edhe ekcesin mediatik, peticionet e mitingjet, duke treguar se partia Demokratike, e ka perkrahur dhe e perkrahim kete shtres, deri ne realizimin e drejte te kerkesave te tyre.Ne fund rreth kesaj pyetje do te shtoja, megjithse kjo eshte nje problem i gjate, ai eshte nje problem qe pa u zgjidhur nuk humbet kurre?
Zoti Arbenori, te njetin fate me duket se pesoje para disa muajve edhe nje Rezolute e kerkuar nga Partia e Legalitetit dhe Balli Kombetar, per njohjen nga shteti shqiptare, te çeshtjes Çame.
P. Arbnori : Po ashtu eshte ishte nje turp i madh kombetar. Sigurishte, qe ju be presion atyre deputeteve te majte, te terhiqeshin megjithse kishin nenshkruar. Pasi, ato qene arsye krejtesishte politike dhe te shoqeruar nga te gjitha anet me presione e frike nga Greqia. Ketu, ka pasur padyshim edhe nderhyrje nga qarqe te ndryshme, te cilat nuk dashur kurresesi te votohej Rezoluta, qe e njihte çeshtjen çame .E verteta eshte se si u votua dhe si nuk u votua, si socialistet i moren 70 vota a nuk i moren 70 vota, çeshtja çame egziston dhe mbetet nje plage e rende, per popullin shqiptare, deri sa te zgjidhet.
Ne kete menyre sipas meje kjo çeshtje, kerkon leverimin e madh te saj ne te gjitha format demokratike e qytetare ne mbrojtje te te drejtatave e lirive te njeriut ne bote. Duke dale para kryeministrise, preisdences me protesta paqesore, per te kerkuar ne fillim nga Qeveria jone dhe shteti Shqiptare, t’a njohe kete çeshtje, pastaj t’ua kerkojme Qeverise e shtetit grek e organizmave nderkombetare. Ose, t’a çojme kete çshtje deri ne baze te konventave nderkombetare . Çeshtja Çame, eshte pjese e pandar e historise sone. Pasi dihet mire se si jane keqtrajtuar e grabitur çamet e perzene me force nga shtepite dhe trojet e tyre, ne Greqi. Me duhet te nenvizoje, se gjate peruidhes se Qeversijes se partise Demokratike, kjo çeshtje eshte vene per diskutim disa here qofte ne rang kryeministrash, parlamentare dhe takime te tjera midis dy vendeve.
Keto dite eshte Kongersi amerikan ai qe ka thirrur nje seance degjimore me Komisionin e Helsinkit te ketij Kongresi, me temen :”Demokracia ne Shqiperi”, a keni ndonje koment ?
P. Arbnori : Si jo ! Kjo seance per kendeveshtrimin tim eshte hapja dhe sensibilizimi me serioz qe i bene mbas 7 – 8 vjeteve, administrata amerikane, problemeve te medha qe ka Shqiperia sot. Kjo seance eshte shumepritur dhe e rendesishme, e percaktuese ne qendrimet qe do te mbaj ne te ardhmen, nga konkluzionet qe do te nxjerr me pase administrata amerikane, ne lidhje me Shqiperine. Problemet, me te cilat po ballafaqohet demokracia e brishte ne Shqiperi, tani per here te pare prej kur edhe socialistet erdhen ne pushtet me ane te dhunes dhe vjedhjes se votes se lire te shqiptarve, shtrohen hapur pra , para institucioneve me te larta amerikane, Kongresit amerikan, Senatit dhe Qeverise amerikane. Seanca degjimore do te tregoje edhe nje her nderkombetarisht, duke u vertetuar me deshmi reale, se kush eshte penguese e reformes zgjedhore dhe votes se lire dhe se kush po i pengon reformat ne Shqiperi. Kete deshmi me pare e kane demonstruar institucionet nderkombetare ne Europe, permes raporteve te Keshillit te Evropes (KE) si dhe OSBE-se. Tani- faleminderit i erdhi rradha edhe shtetit me te fuqishem te botes, simbol i demokracise dhe i lirise se fjlales dhe te drejtave te njeriut te degjoje per Shqiperine dhe me pas t’a thote vet ajo fjalen e saje.
Çeshtja e demokracise ne Shqiperi sot, eshte nje çeshtje e madhe , e cila lidhet ngushte me vizionin demokratik ne Ballkan. Ajo i hap rrugen zgjidhjes se shume problemeve edhe ne Kosove, ne Maqedoni e Mal te Zi , Presheve, Bujanovc e Medvegje. Nje Shqiperi e forte dhe me te vertet demokratike, perforcon dhe shtyne shume perpara çeshtjet e pazgjidhura te shqiptarve ne trojet e tyre etnike dhe ndihmon ne menyre te padiskutueshme vete Shqiperine drejt Europes , aty ku e meriton e ka vendin.
Sa besoni ju pra, se ne Shqiperi mund te mbahen zgjedhje te lira e te ndershme, dhe Shqiperia te deshmoj kete qe thate ju zoti Arbenori ?
P. Arbnori : Gjate ketyre viteve kemi pare disa here zgjedhje ne Shqiperi, te cilat asnjeher nuk kane qene as te lira dhe as te ndershme. Une kryesoje nje forum per te drejta e njeriut dhe kundra dhunes policire si dhe beje pjes ne Komisioni paralamentare per te drejta dhe lirite e njeriut ne Shqiperi. Si ne forumin qe beje pjes edhe ne Komisionin paralamentar e kame thene vazhdimishte fjalen time pa frikene çdo institucion te vendit dhe nderkombetar .
Njekohesishte me argumnte dhe dokumente te faktuara filmike dhe fotografike te shoqerura me inetervista me njerez te goditur ne keto zgjedhje vetem se kane qene antare te komisionit per opoz i ten ne Shqiperi. Njekohesishte, kemi parqitur edhe denoncuar ne çdo instutcion nderkombetar vjedhjen, dhunen dhe mashtrimin e pushtetarve me voten e lire te shqiptarve.
Sepse eshte nje diçka qe flet vet ne ket aspekt, te vrare jemi ne , te vjedhur jemi ne, te dhunuar nga pozita jemi ne. Vetem gjate ketyre zgjedhjeve qe jane mbajtur ne keto shtate – tete vjetet, jane vrae 30 aktiviste te shquar demokrate, dhe mbi dy mije te lenduar e keqe -trajtuar keqazi ne Tirane, Shkoder, Korçe, Gjirokaster, Fier, Tropoje , Elbasan e tjer vetem se kane dashur te mbrojne me manifestime paqesore voten e lire e te ndershme ne Shqiperi. E bera kete tablo per t’ju pergjigjur pyetjes suaj se nuk ka zgjdhje te lira e te ndereshme, kur ne pushtet qendron me voten e vjedhur e te dhunuar . Por edhe i besoje popullit shqiptare, i cili ka deshmuar disa here me ane te protestave paqesore te cilat kane qne nga me te medhat te zhvilluara ndonjeher, se populli i ndershem e demokrate, nuk pajtohet kur me kete fenomen te dhimbeshem te politikes ne Shqiperi.
Deshim te dinim ne se ka mundesi si po punohet nga ju per te ringjallur besimin dhe shtyre njerezit drejt te ardhmes se demokracise ne Shqiperi ?
P. Arbnori : Ne kemi punuar dhe po punojme gjate gjithe kesaj kohe ne opozite , qe t’i kthejme popullit demokrate, besimin tek vota e lire dhe e ndershme ne rradhe te pare. Pasi ne jemi i vetmi vend ne bote ku shqiptaret i tremben votes se lire. Pra ne garatojme se do te vijme ne pushtet, vetem me voten e lire e te ndershme e jo me voten e dhunes policore, te vjedhur dhe te dhunuar. Dhe nuk jemi aspak eforik e te krenohemi me punen e veshtire qe kemi ber deri tani. Pasi çdo njeri duhet t’a dije mire dhe t’a kuptoje mire se çdo te thote jesh ne opozite ne Shqiperi: me socialistet, e me kete kryetar mbi krye.
Ku e shihni ju Kosoven…?
P. Arbnori : Kosoven, ne e shohim vetem ne Europe dhe te pavarur. Per te qene sa me real duhet pranuar se prej krijimit te partise Demokratike, kjo parti ka qene gjithmon ne favor te Pavaresise se Kosoves. Dhe nuk kemi qene vetem me fjale, kete e ka treguar dhe koha , pasi pati edhe shqiptare nga Shqiperia, qe derdhen gjakun dhe dhane jeten per lirine e pavaresine e Kosoves. Veç kesaj, kemi perkrahur te gjitha inisiativat dhe marreveshjet si brenda dhe jashte Kosoves. Ato ne r r afshin ligjor dhe ato ne r r afshin moral dhe organizativ. Te gjitha keto, i kemi bere te ndihmojme popullin e Kosoves, te lirohej nga pushtuesi shoviniste qe kerkonte t’a zhdukte pop u llin shqiptare te Kosoves. Jemi ne ata qe dolem me slloganin ne kohen e luftes, “Nje Komb nje Qendrim”.
Ne kurr nuk e kemi mohuar se Kosova, ka te drejten e saj te vendose per pavaresine e saj, per te jetuar e lire dhe e pavarur. Sepse, kjo eshte nje e drejt qe Kosova e fitoje me gjak dhe e ka merituar. Dhe kurr nuk kemi ndjekur nje qendrim paternaliste, qe t’i themi Kosoves, te behet si themi ne. Pavaresia e Kosoves, ka qene dhe eshte ne qender te punes se partise Demokratike. Me Kosoven e shtet demokratik e te pavarur , Shqiperia, ka “shpatullat” e ngrohta dhe ka me shume siguri ne çdo veshtrim. Mb asi me Kosoven shtetin e pavarur, ne kemi nje shtet vellazeror, shtet te nje gjaku, nuk kemi mbi krye nje shtet armik. Ne me Kosoven, e pavarur shohim shkuarjen e te gjithe shqiptarve, ne familjen Europjane