Banorët e zonës së Anës së Malit por edhe më gjërë kanë penguar paradrekën e së dielës fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në Kalanë e Shasit, shkruan Ulqini Online.

E gjitha kjo ndodhi pasi mitropoliti i kushes ortodokse serbe me numër të madh ndjekësish të tij, mbi 150 veta, me automjete tentuan te depertojne në mes te nje gardhi fizik të banorëve. Në pamundësi te ecjes automjetet u ndalën dhe për nje kohë të gjatë pati diskutime në mes Amfilohijes dhe banorëve.
”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë”, kështu iu drejtuan Amfilohijes banorët që kishin bllokuar rrugën. Pas një përleshje të banorëve me policinë zhbllokoi rrugën për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas per ne lokalitetin arkeologjik.

https://www.facebook.com/UlqiniOnline/videos/1773316269421938/?t=0

By admini