Sh.F. ”Bedri Elezaga” Katerkolle

Sonte, e shtune me 05 maj 2018,  OJQ ”ORA” fillon edicionin e 15-të të manifestimin tradicional gjithëpopullor „Pranvera në Anë të Malit 2018“.

Për shkak të motit të lig, nata e parë e manifestimit zhvendoset nga Amfiteatri i Kalasë së Shasit, aty ku ishte paraparë më parë për ne ambientet e shkollës fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkolle

Natën a parë të manifestimit, 5 maj,  në kuadër të ciklit „Ana e Malit në vite“ janë paraparë dy ekspozita, njëra me vegla tradicionale të autorit Ermal Sela ndërsa tjetra fotografike e autorit Muho Dushku.

Dita e dytë e manifestimit, e diele me 6 maj është e rezervuar për sport.

Dita qendrore e manifestimit është paraparë të dielen e ardhshme, me 13 maj,  ku  do të ketë program kulturo – artistik, lojra popullore, ushqime tradicionale etj. Vlen të përmendet koncerti që do të shfaqet nga Ansambli ”Shota” nga Kosova.

Më poshtë është programi i detajuar.

PROGRAMI I MANIFESTIMIT PRANVERA NË ANË TË MALIT 2018

 

E SHTUNË, 05 MAJ 2018, ORA 19:00, Shkolla Fillore ”Bedri Elezaga” Katërkollë

Ana e Malit në vite

  • Promovim i Librit Midis shekujsh – koleksioni i veglave muzikore të autorit Ermal Sela.
  • Ekspozita e Veglave muzikore tradicionale nga koleksioni personal i autorit Ermal Sela. Organizohet në bashkpunim me shoqaten Labeatet.
  • Ekspozita fotografike TRASHËGIMI NATYRORE e autorit Muho Dushku.

E DIEL, 06 MAJ 2018

  • Turne në shah, ora 10:00, restoranti Diamant – Katërkollë.
  • Turne në pingpong, ora 10:00, salla e restorantit Kristal – Katërkollë.
  • Turne në volejboll, ora 11:00, salla sportive e shkollës fillore Bedri Elezaga.
  • Turne në futboll ndërmjet institucioneve, ora 15:00, stadiumi i Katërkollës.

E DIEL, 13 MAJ 2018, ORA 19:00, Skena e pranverës (stadiumi i Shasit)

  • Koncert i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ″SHOTA″.
  • Lojra popullore.
  • Ushqim tradicional.

By admini