GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU “GJENERALI I KRYQIT”
Shkruan Haxhi Zeneli
Shqiptarët janë një popull që krijuan një histori të lavdishme,por në anën tjetër kishin vështërsi ti mbronin tokat dhe historin e tyre nga armiqët që vazhdimisht e okuponin këtë popull për ta ndyshuar apo eliminuar nga faqa e dheut.Gjatë historisë nga gjiri i këti populli heroik lindën modele të legjendave shekullore.Ku padyshim që një nga këto ishte edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Dekadave të fundit kjo figurë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar,ka pasur shumë përplasëje,që të mohohët heroizmi e kësajë figure,duke u munduar që ta ngjyrosin me petkun fetar,por edhe të ja humbin origjinën e ti shqiptare.Gjoja se Gjergj Kastrioti paska luftuar për të mbrojtur krishterizmin në Europë,kurse disa të tjerë thuan që ka”vrarë musliman”,të gjithë këta njerëz japin mendimet e tyre sipas polikikës së ditës,duke mos llogaritur dhe kuptuar politikat e asajë kohe,dhe sakrificat e popullit shqiptar për të mbijetuar,ku Skenderbeu erdhi në ndihmën të tyre.
Shpesh herë për të shpëtuar dhe bashkuar shqiptarët,Skenderbeu është vu edhe në shërbimin e Rromës,dhe në asnjë mënyrë në shërbimin e fesë.Kanë kaluar më shumë se pesë shekuj,ne ende po na shfrytëzojnë armiqët tanë.Jo rastësisht gjatë historisë,fqinjët tanë shfrytzonin dobsit tona,çka dëshmon edhe sot,se kemi nga ata që duan ta largojnë Skenderbeun nga gjiri kombëtar,kurse në anën tjetër kemi serbet dhe grekët,që janë munduar ta përvetësojnë si të tyrin.Për ti influencuar disa nga shqipfolësit me këto ide,bile disa turq nga Turqia kanë arritur deri tek varri i Gjergj Kastrioti në Lezhë për ta quajtur “tradhtar të Perandoris Osmane”.Siç duket turqit kanë harruar se Skenderbeu ishte një bimë i tokës arbërore,dhe nuk ishte turk.
Sipas historianëve,Skenderbeut lidhëte aleanca me venedikasit për të financuar luftën e ti,por nuk do të thotë se ata e ndihmonin,ka pasur edhe mospajtime disa herë.Duhët të kemi parasysh se gjatë sundimit Otoman,shqiptarët në luftën kundra Osmanëve,ishin të vetëm dhe të pa mbrojtur.Dhe me ardhëjen e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në krye të tyre,shqiptarët për një çerek shekulli u çliruan.
Noli shkruan për një rast të një sulmi shpartallues në Dibër në vitin 1502,ndajë një kontigjenti turk nga Skenderbeu,ku u kapën dokumentat,që tregon se venedikasit i kishin nxitur turqit që ta sulmojnë Skenderbeun.Pra çka do të thotë kjo?,se nuk ishte në pyetje feja,edhe pse ishin venedikasit të krishtërë, ata në anën tjetër bashkëpunonin edhe me turqit për interesat e tyre.
Luftrat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut për formimin dhe konsoludimin e Shqipërisë janë të pa mohushme,dhe se ato për një çerek shekulli ishin fatale për turqit.Pasi që Gjergji u smuar nga malarëja në moshën 56 vjeçare,i cili vdiqë me 17 Janar 1468,trupi i tij u vorrosë në Katedralën e Lezhës,dhe për këtë,
Noli e ka thënë më së miri,”së bashku me vorrosjen e trupit të Skenderbeut,është vorrosur edhe liria e shqiptarëve”.Pas kësajë shqiptarët paguan një çmim shumë të madh,si në humbje tragjike të njerzëve në shumë aspekte,ashtu në ekonomi,arsimim,politikë,liri dhe emigrim,ku atyre nuk u doli askush në ndihmë,shqiptarët u lënë në mshirën e xhelatëve turq.
Në librin e historianit Edwin E.Jacques,”The Albanians”,përshkruhen disa kronika të luftrave të Skenderbeut kundra Turqëve.Thuhet në një betejë se:”Murati i dytë ai vetë kishte udhëhequr invazionin në pranverën e vitit 1448,me një ushtri prej 80.000 trupash,duke sulmuar pa ndërpre për 18 muaj,që Skenderbeu i fitojë këto beteja të gjitha një pas një.Përsëri me 1450 u kthye me djalin e ti Muhamedin,me një ushtri me shumë se 100.000 ushtar,me 4 topa të mdhenjë që gjuanin gur në mure të kalasë,kundra Skenderbeut në Krujë i cili kishte vetem 17,500 luftar të organizuar dhe të planifikuar mirë për betejë.
Lufta zgjati deri ë fund të tetorit.Murati dytë e braktisi betejën duke lënë pas 20.000 trupa të vrarë,dhe ja mbathi për në Anadoll,i cili nga depresioni vdiq pas disa jevësh në Janar të vitin 1451″.
Kurë flasim për luftrat e Skenderbeut,shpesh herë dëgjojmë nga disa,se Skenderbeu ka luftuar për krishterizmin,apo ka qenë i motivuar nga religjioni!,kurse disa të tjerë thuan se Skenderbeu ka përdorur religjionin për të arritur pavarësin e Shqipëris.Por cila do ishte e vërteta?.
Nga pikpamja e disa muslimanëve të kohës,quhet si “Gjenerali i Kryqit”,të cilët kanë deklaruar se Skenderbeu nuk ka luftuar për kryqin,ai shpesh herë ka kërkuar ndihmë nga aleatët e tij,në armë,njerëz,ushqime etj.Kemi nga disa që mundohën ta veshin me petkun fetar.Dihet fare mirë se Skenderbeu ka mbrojtur atdheun e ti,dhe nuk ka luftuar kundra fesë Islame,mos ti ngatrrojmë gjërat,por duhet të kuptojmë,se ai ka luftuar kundra turqëve që kanë okupuar vendin e ti.Dallohën edhe disa historian të tjerë të religjionëve që kanë shkruar se:kurë Skenderbeu ka vrejtur se ushtarët e ti kanë qënë më pak të motivuar të luftojnë kundra ushtarëve të krishterë,se sa atyre turq!,Skenderbeu u ka thënë se:”duhet të ndahet religjioni i armikut si pretendim i pa drejt,sepse nuk jemi duke luftuar krishtenizmin por uzurpatorët”,(Edwin E.Jacques,The Albanians,188).
Andaj një hero i përmasave Europiane siç ishte Gjergj Kastrioti-Skenderbeu,është fati i një kombi që e ka patur një të tillë,ku çdo komb dëshiron ta kenë.Skenderbeu duhet të mbrohët,nga ata të cilët janë munduar dhe po mundohën ta njollosin si luftar fetar,apo si edhe jo shqiptar.Skenderbeu ka qenë,është dhe do mbetët aspirimi dhe simboli i resistencës i të gjithë shqiptarëve,për lirin dhe bashkimin tonë kombëtare.
1Maj/2018 Koha Javore
Maj/Ulqini online.