Shoqata-ana-malit-takim-2015Ditën e Dielë,me 8 Shkurt 2015 në lokalin ” Brook Catering Hall” në Staten Island, pronë e bashkëvendasve tonë, Zaim Halili dhe Shaban Seferi,u mbajt takimi i rradhës me komunitetin, takim ky i cili zakonisht organizohet në fillim të çdo viti ku analizohet puna e vitit të kaluar dhe diskutohen plan-programi për të ardhmen.

Takimin e hapi kryetari i Shoqatës ” Ana e Malit” në NY, z. Ismet Kurti i cili prezantoi rendin e ditës si dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre,por njikohësisht falenderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në mënyrë të ndryshme për aktivitetet e shumta të Shoqatës të cilët u organizuan gjatë vitit 2014.

Më pas fjalën e muar z. Xheladin Zeneli, nën/kryetar i Shoqatës i cili njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetet e Shoqatës për vitin 2014 si dhe raportoi për kontributet e Shoqatës  që janë dhënë në formë ndihme financiare në vendlindje apo në formë donacioneve në diasporë, shumë kjo e cila arrinë rreth $22.000. Në mbledhje u prezentua,në formë të shkruar, edhe raporti financiar i Shoqatës.

Pas raporteve të prezentuara, të pranishmit u inkuadruan në biseda përmes pyetjeve të cilave iu përgjegj kryetari i Shoqatës, z. Ismet Kurti ,kurse disa pjesëmarrës të tjerë, ofruan  sygjerimet e tyre  për punën dhe veprimtarinë e Shoqatës.Disa nga pjesëmarrësit dhe pjesëtarë të komunitetit aktiv që u inkuadruan në mbledhje me propozime për punën e programin e Shoqatës ishin z. Cafo Boga, z. Richard Lukaj, z.Albert Salaj,z.Haxhi Zeneli, z.Naser Çobaj, z.Zija Kraja( sektetar i Shoqatës), z.Safet Llolla, (anëtar i kryesisë) si dhe z. Qemal Zylo, themeluesi i TV Alba Life dhe i shkollave shqipe në NY dhe bashkëpunëtor i Shoqatës “Ana e Malit”.

Në bisedat e tyre kryesisht dominuan çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve të Shoqatës siç janë Festa e 28 Nëntorit, Pikniku vjetor si dhe realizimi i qendrës kulturore të komunitetit të Anës së Malit apo selisë së Shoqatës.Gjithashtu, në këtë takim u fol edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me shoqatat si motra në diasporë si dhe  për rëndësinë e inkudrimit të komuninetit shqiptar në Staten Island në proceset politike në këtë pjesë të New York-ut, në rend të parë duke u regjistruar si votues i zgjedhjeve të ardhshme. Në Staten Island jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të cilët kanë mundësi që të faktorizohen dhe të ndikojnë dukshëm në rezulltatin e zgjedhjeve nëse organizohen si trup votues.

Vlerësimet e përgjithëshme të të pranishme ishin se viti 2014 ishte një vit i suksesshëm për Shoqatën por që njëkohësisht ka hapësirë që të punohet  më shumë dhe më mirë por që të arrihet kjo, kërkohet një  përkrahje më të madhe nga vetë komuniteti.

Në fund, të pranishmit u njoftuan se Shoqata do të organizojë muajin e ardhshëm, festimin e 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas e ç’rast parashikohen të jepen disa mirënjohje disa femrave shqiptare për kontributin e tyre të njohur në fushat e ndryshme të jetës si nga vendlindja ashtu edhe nga diaspora.

Shërbimi për informim i Shoqatës ” Ana e Malit”

Staten Island ( NY)

10 Shkurt 2015

Foto: Zaim Halili & Qemal Zylo

By admini