Mbrëmë kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, në cilësinë e kryetarit të klubit te tenisit Bellevue bëri hapjen solemne të turneut prestigjoz në tenisin e meshkujve Davis Cup 2018.
Në Ulqin në këtë turne marrin pjesë 8 shtete dhe 40 lojtarë. Ekipet do të jenë të ndara në 2 grupe me nga 4 të tilla për grup. Dy ekipet fituese të secilit grup do të ndeshen për të përcaktuar dy më të mirët që do vazhdojnë garën më gjatë.
Ekipet që do marrin pjesë në Zone B, zonë e cila do të luaj në Ulqin janë: Armenia, Greqia, Kosova, Letonia, Lihtenshetejni, Moldavia, Malta and Mali i Zi.
Në përbërjen e ekipeve pjesmarrëse bie në sy përbërja e ekipeve të Malit të Zi dhe Kosovës. Për Malin e Zi do të luaj Rrezart Cungu kurse për Kososvën Genc Selita. Ndeshja eventuale në mes dy ulqinakëve mund të jetë në gjysëmfinale.
Garat fillojnë sot dhe besojmë që fushat e Klubit Bellevue do të jenë plot me shikues për të shijuar tenisin e nivelit botëror.