Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve tashmë kanë vendosur që në zgjedhjet presidenciale të 15 prillit që do të mbahen në Mal të Zi do të përkrahin Millo Gjukanoviqin, kandidatin e DPS-it.
Nga infomracionet që qarkullojnë nuk mësohet nëse kjo mbështetje është bazuar në ndonjë marrëveshje se me cilat kushte këto parti do të votojnë kandidatin e DPS-it në këto zgjedhje, shkruan Ulqini Online.
Kohë më parë Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi ka dalur me një analizë të hollësishme ku ndër të tjera cekët edhe roli dhe ndikimi që pritet të kenë votat e pakicave në këtë shtet.
Sipas këtij instituti duke u bazuar në analistët e tyre, besohet se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Malin e Zi përsëri do të vihet në pah rëndësia e komuniteteve pakicë, votat e të cilëve do të jenë vendimtare në zgjedhjen e presidentit të ri të Malit të Zi. Gjatë sundimit të tij, Milo Gjukanoviç ka vendosur kryesisht marrëdhënie harmonike me të gjitha bashkësitë etnike në Mal të Zi, gjë që i ka dhënë atij mbështetje të mëtejshme politike.