Në Mitrovicën e Veriut ka filluar takimi i përbashkët i këshilltarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në takimin e sotëm, i cili mbahet në ndërtesën ku të hënën ndërhyri Policia speciale e Kosovës, ka folur fillimisht ndihmësi i të shefit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ndërkohë në foltore dhe prapa zyrtarëve serb është shfaqur një logo ku shihet e shkruar “Zajednica Srspki Opstina”.

Kjo logo mbase mund të paraqet edhe fillimin e implementimit të Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrë të një anshme nga Lista Serbe, siç edhe kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie.

Ndërkohë Pal Lekaj nga AAK-ja dje ka deklaruar se kushdo që do të bëjë një përpjekje të tillë, do të arrestohet.

Portali MekuliPress ka publikuar edhe një foto të titulluar RREZIKU NGA ZAJENICA (shiko më lart) ku paraqiten se çka do të kenë të ndarë nga shteti i Kosovës kjo Zajednicë dhe çka do të ketë nën kontroll.

By admini