Qeveria e Malit të Zi shpalli person të padëshirueshëm një diplomat të akredituar në Ambasadën e Rusisë në Podgoricë.

Përmes një postimi në Twitter, Qeveria malazeze sqaroi se diplomati rus ka shtatë ditë kohë për t’u larguar nga Mali i Zi.

Edhe Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të SHBA-ve dhe BE-së për të dëbuar diplomatë rusë, pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britaninë e Madhe.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

 

By admini