Nga Nikë Gashaj
Mbas ramjes të Murit të Belinit më 1989. bota europiane realsocialiste u rrënua “përkrye natës”. Në gërmadhat e tij është bër provë e instalimit të institucioneve të sistemi politik të europës prendimore. Ashtu për shembull nocionet: shteti juridik, shoqëria qytetare (civile) , pluralizmi politik, parlamentarizmi, shoqëria civile etj. u futën në përdorim në të folurit e përditshëm, menjëher e fluturim sikurse kometet nga gjithësia e largët kosmike, duke na fascinua e habit, ashtu si dikur të parët tanë kur janë takua me “objekte fluturuese të pa indentifikuara”, duke besuar në mënyrë naive se ato objekte mistike janë paraqitur vetëm për qellim që ato t’u ndihmojnë e ti lirojnë nga vuajtjet e kësaj botë, dhe për t’ua berë jetën më të bukur e më të lumtur. Mirëpo, pas rezultateve fillestare modeste të arkitekturës postkomuniste, së shpejti pjeket vetëdija se shpartallimi i realsocializmit është mbarimi i regjimit të vjetër, por jo dhe i shoqërisë së vjetër, e cila për dallim prej regjimit politik, nuk mundet që nëpërmjet të dekretit politik me u nderrua e me u transformua në një shoqëri qytetare (civile). Andaj, është bë e qartë se kopjimi mekanik i sistemeve politike të të huaja, me të vërtet është sikuse të kemi të bëjmë me ndertimin e shtëpisë duke filluar nga kulmi.
Me fjalë të tjera, recepsioni(pranimi) i parimeve liberale demokratike të demokracive të zhvilluara të europës prendimore në vende të ish realsocializmit nuk është i lehtë. Meqenëse ka të bëj me specifikat apo veçantitë e ndryshme të shoqërive në fjalë, si dhe të zhvillimit historik të tyre mbi baza të vetëdijes tradicionale-patriarkale, fisnore, të etnocentrizmit, etnonacionalizmit dhe fundamentalizmit. Andaj, duke u nisur nga njohje e tilla mund të konstatohet se rruga postkomuniste kah një shoqëri moderne demokratike është e vështirë e kërkon mundime dhe përpjekje të mëdha.
Në këto vende janë të vendosura institucionet demokratike, sikurse janë: pluralizmi politik, zgjedhjet shumëpartiake, përfaqësimi parlamentar, ndarja e pushtetit, garancitë kushtestuese për të drejtat dhe liritë e njeriut. Mirëpo, parashtrohet pyetja: si është përmbajtja dhe çështja e funksionimit demokratik e tyre. Gjithashtu, problemi qendron në mungesën e kulturës politike. Është e njohur se në traditën e këtyre popujve mbizotëron një kulturë parohiale. Për më tepër, është e ruajtur tradita mitike e cila është e pranishme në të gjitha segmentet e kulturës politike. Ndersa, në anën tjetër, nuk është e zhvilluar kultura participative demokratike. Prandaj, për arsye të tilla, këto hapësira, e në veçanti vendet e Ballkanit Prendimor ballafaqohen me një gjendje deficitare përkah toleranca politike dhe dialogu i mirëfillët midis orientimeve e strategjive të ndryshme politike. Andaj, përderisa mos të krijohen supozimet e tilla të domosdoshme në këto shoqëri, iluzore është për të folur për pluralizmin politikë demokratik në kuptimin e plotë të fjalës, si dhe të arrijtjeve qytetëruese. Përkundrazi, mund të flitet vetëm për pluralizmin simulant apo kuazipluralizmin. Gjithashtu, për sendertimin e shtetit juridik dhe të pushtetit ligjor në vendet e Ballkanit Prendimor, sikurse është dhe Mali i Zi, nënkupton reforma thelbësore e sistemit politik, e cila varet nga një seri faktorësh: ekonomik, politik, ideologjik dhe kulturor.
Nëqoftë se këto kushte nuk plotësohen, atëherë betimi në shtetin juridik bëhet pjesë i një rituali verbal – thënje e fjalëve sakrale të ngjashëm me stipulacionin romak(“spondes – spondero”) ose të betimit nga mesjeta(“per Deum jure…”).
Nga aspekti i shtetit juridik, mund të vërehen antinomi të shumta në tranzicionin aktual të shoqërisë tonë. Me fjalë të tjera, edhe pse, pjesërisht është bë recesioni(pranimi) formalo-juridik të institucioneve juridiko-shtetërore të tipit liberal, përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të tyre edhe për një kohë të gjatë do ta karakterizoj karakteri partiak, pra i ashtuquejturi shteti partiak si antipod i shtetit juridik. Për shtetin juridik është me rëndësi që në vend të shtetit partiak i cili i kufizon dhe i shkel liritë e të drejtat e njeriut, të vendoset shteti në të cilin të drejtat e liritë janë masë e drejtshmerisë. Pastaj, çështja e demokracisë në radhë të parë, varet nga kultura politike, si dhe nga zhvillimi i shoqërisë qytetare (civile). Perkunder dokrrave të femijëve për kostumin e mbretit, këtu kostumi i mbretit(forma) ekziston, por jo dhe mbreti.
Pa qytetarë të përgatitur dhe nëpërmjet aktiviteteve të tyre ta bejnë demokracinë mënyrë të jetës, suaza institucionale e demokracisë mbetet vetëm kornizë e shtrenjtë pa pikturë apo foto. Andaj si detyrë prioritare postkomuniste është emancipimi i njeriut si individ, sepse ai për një kohë të gjatë ka jetua në statusin e të miturit politik, nën skajin e një partije të plotëfuqishme-apo të shtetit partiak. Sot është e sigurt se prej suksesit të përvetsimit të detyrave të historisë moderne dhe të sigurimit të supozimeve për sendertimin e të drejtave universale të njeriut, të barazisë të qytetarëve dhe të gjithë popujëve dhe pakicave kombëtare, të pluralizmit demokratik e parlamentarizmit, varet se, a do të afërohemi shoqërisë moderne demokratike me më shumë liri, demokraci dhe cilësi jetësore, apo do të kthehemi prapa në një gjendje parapolitike. Mirëpo, duhet të shpresojmë se do të mbizotërojë ajo e para. Megjithatë, fati ynë më së pari do të varet nga lufta kundra të keqes. Për këtë arsye është mirë që çdo kush ta frenoj e ndaloj të keqen në vete, sepse në atë mënyrë kontribuon për mos përhapjen e saj tek njerëzit e tjerë dhe në bashkësi të gjerë shoqërore. Ajo është një nga rrugët për një jetë më të durueshme( L. Kollakovski) dhe në atë mënyrë do të kemi mundësi më në qetësi të shikojmë në një ardhmëri më të mirë.