Pasdrekën e së merkurës zyrtarisht u bë hapja për qarkullim e rrethrrotullimi në qendër të Ulqinit. Ky është një investim i rëndësishëm që do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut të rënduar në qyetin tonë.
”Sot përuruam rrethrrotullimin e shumëpritur i cili kontribuon jo vetëm në përmirësimin e trafikut por edhe në zbukurimin e qendrës së qytetit. Falenderoj qytetarët për durimin e mirëkuptimin që kanë treguar gjatë punimeve”, kështu shprehet kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i cili e preu në mënyrë simbolike shiritin e inagurimit.
Ky projekt i realizuar tërësisht me mjetet buxhetore të Komunës ka një kosto 290 mijë euro dhe i jep zgjidhje njeherë e përgjithmonë jo vetëm trafikut në këtë nyje të rëndësishme, por dhe ujërave atmosferike që prej vitesh kanë qenë një problem i madh, veçmas gjatë periudhes së rreshjeve.