Një tregim prekës ka ndarë me bashkëqytetaret e vet personazhi jonë i radhës. Bëhet fjalë për Shaqir Elezin përkatësisht familjen e tij 6 anëtarëshe.
Shaqiri ka një histori personale të dhimbëshme ku para 4 viteve për shkak të një sëmundjeje është detyruar që të humbas të dy këmbet e veta. Marrja me veprimtari punuese për të është e pamundur edhe pse Shaqiri mundohet mjaft edhe në këtë drejtim.
Ai tregon se kohë pas kohe ka marrë ndihma të ndryshme dhe të gjithë i falenderon por që tani familja e tij 6 anëtarëshe është në situatë ekonomike shumë të vështirë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë tregimin e tij.
JETË E VËSHTIRË NE ULQIN
Per mua dhe familjen time ka ardh nje kohë shumë e veshtirë.
Pra edhe pse mua me ndihmuan populli i Ulqinit si dhe mergimtaret nga Zvicrra, Amerika, Australija sot me ka ardh gjendja shumë e keqe. Pyet dikush pse?
Sepse unë nga shteti marrë ndihmë vetem qe te blej bukë e kryp sepse mua nuk me mjaftojnë 183 euro ne muaj duke marrë parasysh se jam vet i gjashti ne familje. Kater femi ne shkollë secilit i lypen 0,5 ose 1 euro ne ditë po ku jan veshja mbathja, fletoret, lapsat e shumë gjana te tjera. E nji menyrë shteti te lenë me vdekë dhe pa i shkollu femin.
Po secilen herë kur Bashksija Islame ndanë dicka ajo me jep e faleminderoj shum zoti ju dhasht edhe atyre me shum. Nga komuna e Ulqinit kam pas shum premtime qe nga ish kryetari Gzimi dhe prej disa deputeteve qe edhe sot jan ne komun por kurr nuk kan realizu as gja. Vitin e para kaluar qe ishte kryetar Nazif Cungu u takova por aj tha te te ndihmoj Gzimi se un nuk te ndihmoj keti qe eshte sot nuk i shkoj se eshte e njejta gja. Pra nuk munet njeriu me ju besu.
Ne te vertet un perjetova nje smundje te rend para 4 vitesh i hupa te dyja kembet. Por me popull e me emerin e zotit mu mundesua ta bej nje shtepi ku sot jetoj por murijet nuk japin pare me shkollu femin.
Po edhe ne sportin ne karate qe vajza me e vogel ka afru nje rezulltat shumë te mirë ne vitin 2014, tre medala te arta nji medal te argjent dhe 6 te bronzta.Por ma nuk mund te marrë pjes ne as nje gar as te garat shtetrore es ata internacionale pse nuk mun ta gjejë nje sponzor per ta promovuar ne gara unë u mundova vitin e kaluar por ne ket vit ma nuk mundem.
Vlezer e motra me zini bes te jesh qytetar ne qytetin e Ulqinit kestu sic jam une me aftesi me munges dhe me obligime te shumta e pa besushme per jetes. Shum[ gjera si ju thash me mungojn per mua vetem nje ineksion me kushton sa nji dreq e pa to nuk munem e me lypen 30 ineksione ne muaj e jan 300 euro e kur nuk kam rri pa to.
Ose sic me duhet secilin muaj me shku ne kontroll ne klinik ne Podgoric po mu lyp me e lan para 1 viti por ilacet e ineksijonet nuk guxoj ti la sepse ather nuk jam i sigurt per jeten e metejshme.
Ju faleminderoj per mirkuptimin ndaj meje.