Nënkryetari i KK Ura Ulqin Nevryz Shaptafi, bartësi i politikës sociale të URA-s në këtë qytet, tha se ishte shumë i kënaqur që qytetarët pranuan idetë nga programi URA, ”Ulqini Gjeneratave Te Reja”
“Ne me të vërtetë i jemi shumë mirënjohes njerëzve që kanë marrë pjesë në realizimin e idesë sonë. Deri tani, katër dentista kanë ofruar shërbimet e tyre falas për jetimet deri 21 vjeç, shërbime të cilat nuk i mbulon Fondi për kujdesin shëndetsor, e disa prej tyre gjithashtu ofruan shërbime logjistike dhe shërbime të besueshme për shtresat e rrezikuara të popullsisë. Kjo tregon që në Ulqinin tonë vazhdon të jetojë një humanizëm dhe se qytetarët, shpesh me bindje të ndryshme politike apo shoqërore, mbështesin veprimet humane në mënyrë vullnetare”. Shaptafi theksoi se URA po ecën përpara me prezantimin e programit të mbrojtjes sociale dhe se publiku (shoqëria, qytetarët) së shpejti do të njihet me idetë e tjera që ne synojmë të zbatojmë. Në veçanti ka theksuar sigurimin e një shujte falas për jetimet deri në klasen e nëntë të shkolles fillore, realizim i cili pritet në ditët në vijim.