Në Ulqin dje rreth orës 14:00 punëtori Ridvan Dibra (48) nga Shkodra ka ra nga ndërtesa në ndërtim e sipër dhe për pasojë ai humbi jetën, shkruan FOS.
Siç mësohet, punëtori ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash nga objekti i investitorëve dhe pronarë të të cilit janë Nail Cungu (65) dhe Shuajb Murteziq (80) nga Ulqini dhe kryerës i punimeve është kompania “Caling” DOO nga Ulqini, të cilën e përfaqëson Isuf Kalezic (42). Kundër tyre është ngritur padi për vepër të rëndë për shkak të mos ekzistenës së masave të sigurisë në punë.
Trupi i të ndjerit është transportuar për autopsi në QK në Podgoricë.