DPS i Ulqinit akuzoi partnerin e koalicionit FORCËN për shkelje të marrëveshjeve, sepse kreu i saj dhe kryetari aktual aktual Nazif Cungu emëroi në pozitën e arkitektit kryesor Valon Buzukun. Funksioni i Shefit Arkitekt është themeluar me Ligjin e ri për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Ndërtesave, dhe nga DPS-i thonë se urbanizmi është resor i tyre, shkruan Vijesti.

 

“Qëndrimi i kryetarit të komunës Nazif Cungu, është i parakohshëm dhe mendoj se kjo është e panevojshme dhe me këtë disa parime të koalicionit janë duke u shkelur, sepse DPS-it i takon ai resor”, tha kryetari i KK të DPS-it të Ulqinit Loro Nrekqi.

Aktualisht në pozitën e sekretarit të Sekretariatit për urbanizëm është kuadër i DPS-it por që nga kjo parti shihet qartë se dëshirojnë edhe pozitën e arkitektit kryesor duke parë reagimin e të parit të këtij subjekti në Ulqin.

Më poshtë keni kronikën e plotë të TV Vijesti.

By admini